Fakt i verifikuar: Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për herë të parë pas 7 vitesh siguroi dorëzimin në kohë të teksteve shkollore falas në të gjitha shkollat fillore

Përcaktim thelbësor i Qeverisë është që arsimi të jetë i qasshëm për të gjithë. Një nga angazhimet ishte që pas më shumë viteve të sigurohet shtypja dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore. Këtë vit i jepet fund mësimit nga skriptet dhe mjeteve të tjera ndihmëse.

Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor nis me dorëzimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat fillore në vend.

Janë siguruar rreth 10 tituj të rinj në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm, të cilët nuk janë shtypur deri më tani. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dorëzoi të gjithë nxënësve 360 mijë kopje të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore të miratuara. Për vetëm dy muaj u arrit ajo që nuk u bë për 7 vjet.

Ajo që mbetet për t'u plotësuar është në arsimin fillor, ku do të ketë mungesë të teksteve shkollore për gjuhë të huaja për të pestin vit radhazi nga klasa e parë deri në të nëntën për shkak se udhëheqësia  e mëparshme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës anuloi procedurën e furnizimit publik dhe ai vendim është në fazën e ankesës e cila ende vazhdon.

Tekstet shkollore për të gjithë janë dëshmi se në këtë mënyrë shteti dhe Qeveria krijon për çdo individ.