Mickoski: Qeveria do të kufizojë çmimet e produkteve për të lehtësuar shpenzimet e prindërve për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse Qeveria ka plan për të ndihmuar  në lidhje me shpenzimet për fillimin e vitit shkollor, theksoi se Qeveria është duke përgatitur plan për kufizimin e çmimeve e produkteve që janë të nevojshme për fillim të suksesshëm dhe më të qetë të vitit shkollor.

“Jemi duke analizuar të gjitha ato shpenzime dhe mendoj se gjatë ditës së sotme do të jetë gati dhe tashmë në mbledhjen e rregullt të nesërme të Qeverisë do të dalim me një plan për kufizimin e çmimeve të produkteve që janë të nevojshme për një fillim të suksesshëm dhe më të qetë të vitit shkollor, para së gjithash për prindërit, gjegjësisht kufizimin e çmimeve të produkteve që janë më të nevojshme për të pasur një fillim të suksesshëm të vitit shkollor, por edhe për të kaluar periudhën pas verës”, deklaroi  Kryeministri.

Ai theksoi se shpreson që gjatë ditës së sotshme analizat do të jenë të gatshme dhe propozim masat do të miratohet gjatë mbledhjes së nesërme të Qeverisë.

 “Shpresoj që gjatë ditës së sotme ajo analizë të jetë gati dhe në mbledhjen e nesërme të Qeverisë të dalim me një propozim masë dhe menjëherë pas përfundimit dhe pas miratimit pozitiv të asaj mase qeveritare do të mbajmë edhe konferencë për shtyp dhe do ti drejtohemi opinionit ku do të kumtojmë të gjitha këto të dhëna”, shtoi Mickoski.

Kryeministri Mickovski nënvizoi se Qeveria përgatitet për të lehtësuar shpenzimet e prindërve për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor me kufizimin e çmimeve të produkteve të cilat janë më se të nevojshme për fillim të mbarë të vitit shkollor.