Mickoski: Janë siguruar 68 milionë denarë për ndërtimin e kolektorit të Trpejcës dhe 53 milionë denarë shtesë për ujësjellës dhe kanalizime në më shumë komuna

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske tha se dje në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar vendime, ndër të cilat vendimi për ndërtimin e kolektorit të Trpejcës në vlerë prej 68 milionë denarë, si dhe 53 milionë denarë për ujësjellës dhe kanalizime në më shumë komuna, duke theksuar se Qeveria kujdeset për nevojat reale të qytetarëve.

“Disa projekte infrastrukturore që do të financohen nga Ministria e Transportit u miratuan në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, më në fund do të përfundojë një projekt shumë domethënës pas disa dekadash me premtime, që ka të bëjë me përfundimin e sistemit të kolektorit në Ohër, ndërtimi i kanalizimit me ujëra të zeza në fshatin Trpejcë, i cili është i rëndësishëm për potencialin turistik, jo vetëm në Ohër, por edhe për mbarë vendin, këtu janë ndarë rreth 68-69 milionë denarë me TVSH të përfshirë dhe do të investohen 53 milionë denarë shtesë për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit, kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferike në komunat Radovish, Manastir dhe Prilep. Dhe në periudhën që vijon do të ketë më shumë projekte të tilla, kështu që atë që kemi premtuar, e realizojmë, ndërsa projektet që janë bërë dhe presin financim për shumë vite, do të financohen nga kjo Qeveri, sepse këto janë nevojat e qytetarëve, këto janë nevojat reale të qytetarëve, nuk do të tregojmë përralla, ne e zbatojmë atë që themi”, deklaroi kryetari i Qeverisë, Mickoski.