Qeveria e RMV-së:Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të involvuarit në rastin “Zhvatje”

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, sot dha deklaratë për rastin “Zhvatje”. 

 

Në vazhdim ju përcjellim deklaratën integrale të zëdhënësit Hoxha:

Rasti i hapur  ZHVATJE, për të cilin tani u akuzua edhe prokurorja e parë speciale Katica Janeva, konfirmon se para drejtësisë dhe ligjeve, secili është i barabartë dhe i përgjegjshëm. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bën thirrje për hetim të plotë dhe të pavarur, i cili duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe duhet ti nxjerr në pah të gjitha detajet.

Rezultati nga hetimi duhet të bazohet vetëm në dëshmi dhe në përputhje me dispozitat ligjore. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të involvuarit, nga i pari deri te i fundit.

Institucionet e pushtetit ekzekutiv qëndrojnë në dispozicion me tërë kapacitetin e tyre të organeve hetuese dhe gjyqësore.

Lirimi i tërësishëm i sistemit gjyqësor, jep rezultate.

Duket qartë se pavarësia u pranua si mjet i cili inkurajoi institucionet dhe personat në pozita të larta në këtë sistem, që të japin rezultate të cilat priten nga shteti ligjor dhe nga sundimi i së drejtës.

Qeveria nuk do ta lejojë keqpërdorimin e këtij rasti dhe shfrytëzim negativ nga ana e armiqve të proceseve integruese të vendit për të penguar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Pavarësisht nga zhvillimi i mëtejshëm i rastit, në të cilin tani është e dyshuar Katica Janeva, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pret nga të gjitha organet hetimore dhe gjyqësore, duke përfshirë edhe PSP-në, luftë të mëtutjeshme të pa kompromistë kundër formave më të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Ky është edhe një motivim shtesë, bashkë me opozitën ta rrumbullakësojmë reformën në sistemin gjyqësor dhe të inkurajojmë sundimin e së drejtës në luftën kundër formave më të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht mbetemi përfaqësues edhe i qëndrimit se procedurat gjyqësore duhet të udhëhiqen vetëm nëpërmjet procedurave të drejta dhe transparente të bazuara në dëshmi.