Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Qeverisë së RMV-së me 23 shtator fillon pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev  dhe delegacioni qeveritar, në përbërje zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane të RMV-së, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, nga 23 deri 28 shtator do të marrin pjesë  në punën e Asamblesë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që këtë vit mbahet për të 74-ën  në Nju Jork.

 

Kryeministri Zaev dhe ministrat në delegacion do të marrin pjesë në punën e forumeve në kuadër të katër samiteve të cilët këtë vit janë organizuar, nga Samiti për ndryshimet klimatike, Samiti për qasje universale deri tek shërbimet shëndetësore kualitative, Samiti për qëllimet  e zhvillimit të qëndrueshëm dhe Samiti për financimin e zhvillimit.

Programi i Kryeministrit parasheh takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe pjesëmarrje në takimin me ftesë nga Kryetari i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania, me rastin mbajtjes të Asamblesë së Përgjithshme të 74-të të KB-së.

Programi intensiv i Kryeministri Zaev dhe delegacionit të Qeverisë në RMV në këtë ngjarje me dimensione globale, është plotësuar edhe me një numër të madh të takimeve dypalëshe dhe pjesëmarrje në ngjarje dhe diskutime në organizim të shefave të shteteve ose qeverive, si dhe në organizim të think-tank dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe institucione akademike, mediatike.

Fjalim zyrtarë i Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara është paraparë për 28 shtator, në sesioni e paradites.