Kryeministri Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Filipce dhe drejtorët e FSSH, Doncev dhe Ramadani: Nga 1 tetori hiqen kuotat për ilaçet dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët në çdo kohë

Heqja e kuotave të ilaçeve në barnatore me çka do të sigurohet  qasje deri tek  ilaçet me recetë gjatë gjithë muajit dhe do tejkalohet problemi i mungesës së ilaçeve ishte tema e  konferencës për shtyp  në të cilën për këtë masë informuan Kryetari I Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, së bashku me ministrin Venko Filipce dhe drejtorët e Fondit Shëndetësor Den Doncev dhe Orhan Ramadani.

Masa do të zbatohet nga nesër, 1 tetor.

"Masa është shumë e rëndësishme sepse definitivisht heq njërën nga vështirësitë me të cilat kanë jetuar qytetarët. Unë besoj se së bashku me tërë paketën e masave që kemi vendosur në shërbimet shëndetësore, hapet një proces për të siguruar një shëndetësi  më të mirë për të gjithë. Qasja në kohë deri tek  ilaçet për qytetarët është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor si përparësi e qeverisë për të gjithë qytetarët e moshave të ndryshme ”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi se shteti është në një pozicion financiar të qëndrueshëm dhe likuid  dhe  mund të ndërmarrë një hap të tillë të guximshëm, i cili, siç theksoi kryeministri, heq barrierën psikologjike nga mungesa e ilaçeve që ekzistonin deri më tani, dhe paralelisht me këtë masë ato pëforcohen edhe  mekanizmat e kontrollit për të eliminuar abuzimet.

"Indikacione të caktuara tregojnë se janë kryer vepra penale me recetat, që gjithsesi si fenomen  të me siguri do të jenë subjekt i vëmendjes dhe do të procesohen përmes organeve kompetente," nënvizoi  Kryeministri.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo është vetëm një nga masat e marra të cilat merren  për avancimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën u ndërlidh gjatë fjalimit të tij edhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili theksoi se me këtë masë  zgjidhet një çështje që preku një numër të madh të qytetarëve.

"Me këtë masë, e zgjidhim problemin dhjetëvjeçar të mungesës së ilaçeve dhe sigurojmë  shërbime shëndetësore cilësore dhe ilaçeve sipas nevojave të qytetarëve. Pacientët janë fokusi ynë kryesor në sistemin shëndetësor. Në muajin gusht filloi faza e parë e heqjes së kuotave në barnatoret në Ohër, Resnje, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli dhe ky pilot projekt ka rezultuar i suksesshëm ", tha ministri Filipce, duke theksuar se qytetarët nuk do të kenë më frikë se mund të mbeten pa ilaçin e nevojshëm, me çka qytetarët nuk do ti grumbullojnë ilaçet si rezervë por do ti përdorin në mënyrë racionale.

"Heqja e kuotave të farmacive për ilaçe dhe futja e një sistemi të ri elektronik të ngritjes, mundëson përfitime të shumta për të gjithë qytetarët, pacientët, farmacistët, mjekët dhe profesionistët e mjekësisë. Mënyra e re e përshkrimit dhe marrjes së ilaçeve është një vlerë sociale në interes të të gjithëve, " vlerësoi  drejtori i FSSH-së Doncev.

 

Ai së bashku me drejtorin Ramadani sqaruan procedurën e marrjes së ilaçeve me recetë do të jenë me kartën e identitetit të pacientëve duke theksuar se puna administrative e Fondit do të bëhet më efikase dhe më e lirë dhe do të ketë njohuri për mangësitë e mundshme ose vonesat në shpërndarjen e ilaçeve.

 

 

"Me legjitimimin gjat marrjes së ilacit , qytetarët japin kontributin e tyre dhe ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore për shpenzime të përgjegjshme dhe racionale të fondeve që ndan për sigurimin e tyre shëndetësor. Theksoj se të moshuarit, fëmijët nën 18 vjeç, si dhe ata që nuk janë në gjendje të marrin vetë ilaçet, nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa ilaçe. Është parashikuar që, në emër të tyre, të afërmit  e tyre mund të të marrin ilaçin ", njoftoi drejtori i FSSH-së, Ramadani.