Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në konferencën e sotshme për shtyp, në të cilën kishin fjalim edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev dhe Orhan Ramadani, informoi se vlera e pikës së kapitacionit për të gjithë mjekët e zgjedhur, gjegjësisht mjekët amë në shëndetësinë primare rritet për 8 denarë.
“Për këtë rritje janë siguruar, thuajse gjysmë miliard denarë, gjegjësisht 465 milion denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parat e qytetarëve të vendit tonë, të cilët tani kthehen tek ta si mbështetje për punën e mjekëve amë për shërbime shëndetësore më të motivuara. E rrisim edhe kompensimin për specialistët privat stomatolog për protetikë dhe kirurgji orale. Në vend të 90.000 denarëve të tanishme do të marrin 103.000 denarë në muaj, gjegjësisht 15 % rritje. Shuma e kompensimit të specialistëve – ortodontive privat nga 97.000 denarë rritet në 111.000 denarë në muaj, gjegjësisht rreth për qind. Ka rritje të kompensimit për të gjithë specialistët privat të tjerë, nga veprimtarit të tjera të cilat kanë marrëveshje me Fondin, dhe kjo rritje është rreth 15 %, për çka janë siguruar 62,5 milionë denarë”, theksoi Kryeministri Zaev duke shtuar se ky është edhe një premtim i realizuar nga Programi i Qeverisë.
Kjo, siç vlerësoi Kryeministri Zaev është një nga masat, bashkë me pagat më të larta në shëndetësinë publike sekondare dhe terciale dhe me vlerën më të madhe në kujdestari, me çka parandalohet ikja e kuadrit mjekësor nga shëndetësia publike, ndërsa qytetarët fitojnë gamë më të mirë dhe me të gjerë të shërbimeve shëndetësore.
Duke folur për masën më të re në kuadër të reformave në mbrojtjen e shëndetësisë primare, ministri Filipçe kjo nuk do të thotë vetëm rritje e shumës së mjeteve që këto mjetë i marrin, por edhe sigurim i një numri më të madh të shërbimeve dhe masave parandaluese të cilat më së shumti do ti ndjejnë qytetarët gjegjësisht pacientët në vendin tonë.
Këto masa do lehtësojnë trajtimin e sëmundjeve kronike që deri më tani nuk ishin në dispozicion në kuadër të mbrojtjes të shëndetësisë primare”, tha ministri Filipçe i cili falënderoi për ndihmën gjatë realizimit të reformave më të reja të delegacionit të Bashkimit Evropian tek ne dhe euro-ambasadorit Samuel Zhbogar për ndihmën gjatë analizës gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor në nivel sekondar dhe tercial të Bankës Botërore për analizën në sistemin shëndetësor në nivel primar dhe OBSH e cila ka ndihmuar në vlerësimin dhe analizën e përvojave nga vende e tjera.
Drejtorët e FSSH-së, Den Donçev dhe Orhan Ramadani u fokusuan në atë krahas përmirësimit të kapaciteteve materiale dhe teknike të mjekëve amë në shëndetësinë primare, me masat më të reja realizohet edhe efikasitet më i madh. “Të siguruarit, gjegjësisht pacientët do të marrin shërbime shëndetësore më cilësore që në ordinancë. Në këtë mënyrë do të ulet nevoja për udhëzime të mëtejshme. Me këtë do të lehtësohen mjekët dhe sistemi shëndetësor në nivel sekondar dhe terciar, ndërsa nxitet mbrojtje shëndetësor në mbrojtjen shëndetësore primare”, theksoi Drejtori Den Donçev.
Drejtori Ramadani vlerësoi se me këto masa lehtësohet edhe puna administrative për pagesën e mjekëve amë në mbrojtjen mjekësore primare mes institutit primar shëndetësor me çka do të vendoset kodim, gjegjësisht shërbime me shifra të doktorëve amë.
“Në Fond planifikojmë përmirësim të metodologjisë së pagesës së vlerësimit të kualitetit dhe sasisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara, në pajtim memjekësinë e bazuar në fakte,” tha drejtori Ramadani.
Përfaqësuesit e Fondit shëndetësor informuan se është miratuar Vendimi, nga 1 nëntori i këtij viti të rritet edhe kompensimi në farmacitë me të cilat Fondi ka bërë marrëveshje, për dhënien e ilaçeve me recetë nga 16 % në 18 %, përderisa kompensimi i ilaçeve të shtrenjta do të jetë 180 denarë për recetë.
Kjo masë, e kombinuar me shfuqizimin e fundit të kuotave në farmaci, do të kontribuojë për një furnizim edhe më efikas, cilësor dhe të pandërprerë të ilaçeve pa recetë, të prodhuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.