Kryeministri Zaev për kërkesat e SASHK-ut për pagat në arsim: Mbi 20 përqind rritëm pagat, për një periudhë të shkurtë si asnjëherë më parë, besoj se përmes dijalogut do të gjejmë zgjidhje të përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në mbledhjen për pyetje të deputetëve porositi se në periudhë të shkurtë prej dy vjet e gjysmë, asnjëherë nuk ka pasur një rritje të tillë të pagave në arsim, siç po ndodh tani, por që nesër, bashkë me ministrin e Arsimit, Arber Ademi do të realizojë takim me përfaqësuesit e SASHK-ut, pasi që përmes dialogut zgjidhen çështjet.

 

“Fakt është që për 11 vjet, VMRO-DPMNE ka bërë rritje prej 10% ,dhe fakt është se për dy vjet dhe pesë muaj kjo Qeveri bëri rritje për 10%, ose në mënyrë kumulative për 10.8%. Në mënyrë të ndershme udhëheqim shtetin, ka para në Buxhet, nuk harxhohen para për gjëra të kota. Bëjmë përpjekje, ofruam që nga muaji prill 10%. Rritje prej 20% për një periudhë kaq të shkurtë nuk është arritur asnjëherë. SASHK-u kërkon më tepër dhe më herët, por të gjitha burimet që i kemi po investojmë në kapitalin njerëzor”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

 

Ai shtoi se krahas asaj që është ofruar deri më tani, është që paga më e ulët në arsim të jetë më e lartë se paga mesatare në shtet.

 

“Me këtë rritje mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme do të kenë të ardhura mbi pagën mesatare”, tha Kryeministri Zaev.

 

Ai pret që në takimin e nesërm me përfaqësuesit e SASHK-ut të gjendet zgjidhje e përbashkët.

 

“Besoj se përmes dialogut do të arrijmë zgjidhje”, vlerësoi Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev përmendi edhe për kapacitetet më të larta të parashikuara për mjekë të përgjithshëm, stomatologë, për rritje të mundshme të tretë të pagave në arsim, për nivelim shtesë të pagave në fushën e kulturës, pasi që kjo Qeveri është e përqendruar në nevojat e qytetarëve. Ai tha se janë të mundshme edhe rritje të reja të pagave në administratë përveç 5% aktual, që pritet të mundësojë motivimin e pronarëve për të rritur pagat me 2 miliardë dhe 400 mijë denarë të siguruar me të cilat Qeveria do t’i paguajë kontributet.

 

Gjithashtu, Kryeministri përkujtoi edhe rritjen e pagës minimale për 5.500 denarë, për dy vjet e gjysmë, gjë që rrit spiralen e rritjes së pagave në vend.

 

“Ne flasim për rritje të pagave dhe pensioneve, e jo për shelgje dhe monumente të hidhura, për rritje të pagave në arsim, ekonomi, për mjekë, punëtorë të tekstilit, punonjës të kulturës”, tha Kryeministri Zaev, i cili shtoi se kjo ndikon në rritjen e konsumit, lumturisë dhe prosperitetit për qytetarët dhe ndihmon ekonominë, në mbledhjen për pyetje të deputetëve, duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara të deputetëve.