Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bashkë me ministrin e ngarkuar për Zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Gjendjes së Romëve në vendin tonë, Muzafer Bajram sot mbajtën fjalim në promovimin e “Gramatika e gjuhës rome bashkëkohore” nga autorët Latif Demir, Fatime Demir dhe Nevsija Durmish, me rastin e Ditës Botërore e Gjuhës Rome – 5 Nëntori.
Gjatë fjalimit të tij Kryeministri Zoran Zaev theksoi se një nga dimensionet kryesore të shoqërisë gjithëpërfshirëse është toleranca, respekti dhe nxitja e dallimeve kulturore.
“Si një shoqëri e barabartë për të gjithë, njihen, respektohen dhe festohen identitete të shumëllojshme. Kur festojmë dallimin dhe afirmimin e diferencave, krijojmë shoqëri për të cilën janë të huaja diskriminimet dhe paragjykimet”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome” është një vepër kapitale që mund të shërbejë si bazë në krijimin material të dedikuar për praktikat shkollore në procesin arsimor.
Përfundimisht ekziston mundësia që të krijohen tregime pozitive për një shoqëri gjithëpërfshirëse të barabartë për të gjithë dhe për ardhmërinë.
Një tregim i këtillë i suksesshëm “Gramatika e gjuhës rome bashkëkohore”, së bashku me Fjalorin e gjuhës rome i cili është në përgatitje, bëhet fjalë për vepra publicistike të cilat janë themele të kulturës gjuhësore dhe shkencës të çdo bashkësie”, tha Kryeministri Zaev duke u dhënë respekt dhe mirënjohje autorëve.
Ministri i ngarkuar për Implementimin e Strategjisë për Përmirësimin e Gjendjes së Romëve në vendin tonë, Muzafer Bajram tha se aftësitë themelore të një populli gjithmonë kanë qenë trashëgimia e tyre kulturore, letrare dhe para së gjithash gjuha si një mjet themelor për komunikim të ndërsjellë.
“Mundem lirshëm të përfundoj se patëm sukses, qytetarët ia dolën, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pasur sukses në tentimin të ndërtojë shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë, shoqëri ku më nuk do të ketë ndarje në baza të nacionaliteteve, religjioneve, racës, gjinisë, shoqëri ku çdo qytetar do të ndjehet i barabartë, arritëm që ti mbyllim të gjitha dyert e nacionalizmit, mjet që u përdor me shumë aftësi dhe dinakëri e përdorte garnitura e mëparshme qeveritare”, tha ministri Bajram.
Për nevojën nga “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome” foli edhe autori Latif Demir, i cili nënvizoi se krijimi i veprave të këtilla nuk do të thotë vetëm përpjeke e madhe dhe mund i investuar në to, por paraqet edhe përgjegjësi të madhe ndaj asaj që do të thotë identitet i një populli, ndërsa ajo është gjuha.
“Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që e shënon kjo veprimtari, e respektojmë mundin e të gjithë autorëve të veprave të deritanishme që kanë trajtuar gjuhën rome. Publikimi i tyre synon të arrijë barazinë e gjuhës rome, gjegjësisht të kontribuojë në drejtim të unifikimit të standardeve të gjuhës rome. Këtu dua të përmend profesorin tonë të përjetshëm Shaip Jusuf, i cili për së pari herë hapi rrugën të gjuhës bashkëkohore rome në vendin tonë”, Latif Demir.