Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbrëmë realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kirjakos Micotakis, në margjinat e Samitit në Selanik.
Kryeministrat Zaev dhe Micotakis, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Bojko Borisv janë ftuar në Samitin si folës në panelin e titulluar “Evropa Juglindore: Përparimi i bashkëpunimit dhe reformave.
Në takimin me Kryeministrin Micotakis, i cila kaloi në atmosferë miqësore dhe konstruktive, është biseduar për shumë çështje, mes të cilave edhe çështja e mbështetjes së Greqisë në periudhën e ardhshme që të për të përshpejtuar procesin e ardhshëm për fillim e negociatave të vendit tonë për anëtarësim në BE.
Të dy kryeministrat u pajtuan se rezultati pozitiv i kësaj çështje, me të cilin do të konfirmohet perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, do të jetë nga kontributi i madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do të jetë nxitje plotësuese për marrëdhëniet ekonomike të cilat nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës shënojnë trend të rritur.
Në bisedë është theksuar se ajo është nxitje e re për lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe del edhe nga fakti se Greqia është partneri i dytë më i madh tregtar i vendit tonë, vlera e së cilës në investimet e tërësishme në Maqedoninë e Veriut e vendos në vendin e tretë.
Të dy kryeministrat në takim e konfirmuan përkushtimin e të dyja vendeve për implementim të tërësishëm dhe të pandërprerë të obligimeve të të dyja palëve, të konfirmuara në Marrëveshjen e Prepsës. Si më të rëndësishme janë theksuar përpjekjet për progres të punëve në vendkalimet kufitare të cilat do të sjellin përfitime për të dyja vendet, për lidhshmërinë e rajoneve, si dhe për mundësinë që vendkalimet e reja kufitare i hapin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në takimin mes kryeministrave të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është theksuar se do të sigurohen kushte për punë më intensive të komisioneve të të dyja vendeve, të cilat punojnë në konfirmimin e masave tregtare.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zaev në takim ka theksuar, se pret që Kryeministri Micotakis ta vizitojë vendin tonë për të vazhduar takimet të cilat i inkurajojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.