Nga viti 2016 deri në këtë vit, përqindja e vdekjeve te foshnjat e parakohshme është ulur më shumë se 50%, tha Zoran Zaev, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe që u mbajt sot në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike (KGJO) në Qendrën Klinike në Shkup.
"Në vitin 2016 përqindja e foshnjave të lindura para kohe që humbën jetën ishte 25%,, në vitin 2017 u ul në 21 %, në vitin 2016 rënia e vdekshmërisë së parakohshme të foshnjave ishte 16 %, dhe këtë vit statistikat tregojnë se përqindja e foshnjave të lindura para kohe që humbën jetën është 12 %. Në vendet e zhvilluara, pothuajse të gjitha këto foshnje mbijetojnë. Synimi ynë është që Maqedonia e Veriut të jetë një nga ato vende. Ne kemi arsye të besojmë se jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë ", tha Kryeministri Zaev në ngjarjen ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtoresha e GAK Viktorija Jovanovska, gruaja e Kryeministrit Zorica Zaeva ,Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski, dhe Elizabeta Georgievska.
Këto trende janë rezultat i alarmit që inicioi doktoresha Viktorija Jovanovska në vitin 2017, kur Qeveria ishte e informuar për gjendjen e klinikës, për humbjen për shkak të mos investimit në pajisje dhe në zgjerimin e stafit profesional në repartet për kujdes intensiv në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike, gjë që ka ul mundësinë e mbijetesës së fëmijëve të lindur para kohe.
“Në të njëjtin vit, Qeveria menjëherë siguroi furnizim të 15 inkubatorëve për foshnje, të cilat deri atëherë ishin akomoduar edhe nga dy foshnje në një inkubator, që ishte një nga arsyet e komplikimeve të mëtejshme për foshnjat e lindura para kohe. Gjithashtu u blenë monitorë me aspiratorë për njësinë e kujdesit intensiv. Brenda një viti, në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetri u aprovuan punësime për 30 infermierë dhe akusherë, pediatër, anesteziologë dhe patologë. Ne kemi afirmuar angazhimin tonë të madh që shëndeti i qytetarëve tanë dhe fëmijëve tanë është përparësia kryesore dhe se për ta arritur këtë duhet të krijojmë kushte më të mira për përmirësimin e mjedisit të punës si për mjekët ashtu edhe për stafin mjekësor”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp të GAK me rastin e Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se përveç investimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajisje, në bashkëpunim me ekspertë të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, dhe ekspertë të huaj nga Organizata Botërore e Shëndetit, si dhe nga UNFPA, janë mbajtur trajnime për stafin mjekësor.
"Mund të themi me krenari se këto janë rezultatet që janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Rezultatet që janë shumë domethënëse dhe ndodhin rrallë,të zvogëlohet niveli i vdekshmërisë në periudhën perinatale. Dua të uroj gjithë ekipin e Klinikës për bashkëpunimin që kemi krijuar me pediatrët. Ne vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor, në numrin e madh të vendeve të punës që janë realizuar në kuadër të Klinikës, arsimit, rritja e të ardhurave. Një shoqëri duhet të vlerësojë se sa investon tek të rinjtë, si në aspektin e pagave të mjekëve dhe infermierëve të rinj për të qëndruar në vend, ashtu edhe për shëndetin e qytetarëve. Pikërisht ajo që kemi bërë në këto dy vite për më të rinjtë, na sjell sot këto rezultate të shkëlqyeshme”, tha Ministri Filipçe.
Drejtoresha Viktorija Jovanovska theksoi se Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës plotësoi të gjithë faktorët e motos së këtij viti të Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe - "Lindur e para kohe: Sigurimi i një kujdesi të duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur" dhe foshnjat e lindura para kohe marrin kujdesin profesional më të përshtatshëm mjekësor dhe gjithmonë në kohën dhe vendin e duhur.
“Për dallim nga periudha e mëparshme kur trashëguam një gjendje që ishte larg nga nevojat dhe standardet e nevojshme për të krijuar kushte për mbajtjen në jetë, trajtimin dhe ushqimin e foshnjave të lindura para kohe, fotografia sot është krejt ndryshe. Shumë shpejt, pasi alarmuam Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë, dhe veçanërisht Kryeministrin Zaev, Qeveria bleu 15 inkubatorë dhe monitorues me aspiratorë për njësinë e kujdesit intensiv. Qeveria dhe ministria miratuan punësimin e infermierëve, akusherëve dhe më shumë specialistëve, duke krijuar një ekip që arriti rezultate në dy vjet që ndryshuan plotësisht imazhin dhe statistikat në klinikën tonë. Kjo prirje na bën të gjithëve të lumtur dhe na motivon që të jemi edhe më të përkushtuar dhe të bëjmë atë që është qëllimi ynë i madh - Të eliminojmë të gjitha rreziqet dhe shkaqet e lindjeve të parakohshme ”, tha drejtoresha e GAK Viktorija Jovanovska në një konferencë për shtyp me rastin e Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe, dhe informoi se furnizimet e pajisjeve të frymëmarrjes jo-invazive, sistemet digjitale me rreze X dhe pompat e infuzionit.