Me mbështetjen e BE-së dhe Bankës Botëror, Qeveria instaloi sisteme fotovoltaike në 108 objekte publike për kursim vjetor prej 190.000 eurosh

Me qëllim, të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, si dhe për uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike, institucioneve të themeluar nga komunat dhe me propozim-objekte nga komunat, u realizua Projekti për projektimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike në 36 komuna dhe 108 objekte publike.

 

 

Me kërkesë të Qeverisë, Bashkimi Evropian u pajtua të sigurojë 15,5 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale. Shuma e përgjithshme e Programit, duke përfshirë edhe bashkëfinancimin nga ana e Qeverisë, është 20,667 milionë euro. Programin e zbatoi Ministria e Financave, në bashkëpunim me Bankën Botërore si segment i veçantë për investimet  rurale IPA në kuadër të projektit për përmirësimi  e shërbimeve komunale. Këto mjete komunave u ndahen në formën e granteve për të përmirësuar infrastrukturën në mjediset rurale.

 

Në kuadër të Ministrisë së Financave – MSIP, Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale me mjete nga BE-ja IPA grante,  në mënyrë të suksesshme u realizua Projekti për projektimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike në 4 rajone:

 

- Rajoni i planifikimit Lindor, 11 komuna: Berovë, Vinicë, Dellçevë, Karbinci, Koçan, Makedonska Kamenica, Pehçevë, Probishtip, Çeshinov-Obleshevë, Shtip, Zrnovcë;

 

- Rajoni Jugperëndimor, 10 komuna: Vevçan, Debarcë, Makedonski Brod, Ohër, Kërçovë, Pllasnicë, Strugë dhe Qendra Zhupë dhe Resnjë;

 

- Rajoni i planifikimit të Pollogut, 9 komuna: Jegunovcë, Mavrovë dhe Rostushë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Zhelinë, Tearcë dhe Tetovë; dhe

 

- Rajoni i planifikimit Veriperëndimor, 6 komuna: Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Rankovc, Nagoriçan i Vjetër dhe Lipkovë.

 

Sistemet fotovoltaike janë vendosur në objekte në gjithsej 68 shkolla, nga të cilat 11 për arsimin e mesëm dhe 57 për arsimin fillor. Nga këto, 58 sisteme fotovoltaike janë vendosur në ndërtesa të shkollave dhe 10 në salla sportive në shkolla. 6 sisteme fotovoltaike janë vendosur në kopshte të fëmijëve, 18 në objekte komunale administrative, 2 sisteme në shtëpi kulture, 3 në salla sportive komunale dhe nga 1 sistem fotovoltaik është vendosur në Shtëpinë e Kulturës, njësia territoriale për mbrojte kundër zjarit dhe qendër e trajnimeve.

 

Për uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike te subjekte publike janë instaluar 3 sisteme fotovoltaike në stacionet për spastrimin e ujërave të zeza në Berovë, Kërçovë dhe Makedonski Brod, si dhe 4 sisteme në fabrikat për ujë për sistemin e furnizimit me ujë (Shtip, Strugë-Shum, Gostivar dhe Tetovë) dhe një stacion të pompës për sistemin e ujësjellësit në Karbinci.

 

Te objektet e tilla, ku shfrytëzuesi punon 24 orë dhe është konsumator i madh, kursimet në energjinë elektrike të konsumuar mund të arrijnë nga 28 në 82%, ose 45% mesatarisht në muaj, respektivisht 1.000 euro për një objekt në muaj. Te tetë objektet e tilla me sisteme të instaluara fotovoltaike, kursimi në vit mund të arrijë 96.000 euro.

 

Në objekte publike të tipit ndërtesave komunale administrative, shkolla, kopshte, shtëpi kulture dhe të ngjashme (konsumatorë të vegjël), kursimet për shpenzimin e energjisë elektrike mund të arrijnë nga 20-76% (mesatarisht 45%), që është 80 euro për një objekt në muaj. Në 100 objekte të tilla janë instaluar sisteme fotovoltaike dhe kursimi për një  vit mund të jetë 96.000 euro.