Zaev dhe Carovska: Në përcaktimin për krijimin e një shoqërie të barabartë, krijuam reformë sociale e cila tërësisht e ndryshon kujdesin për grupet e ndjeshme me rritjen e dukshme të ndihmës financiare

"Ne u përpoqëm të krijojmë një shoqëri të barabartë që me të vërtetë kujdeset për uljen e pabarazisë sociale në shoqëri dhe krijuam një reformë sociale që ndryshon plotësisht mënyrën se si ne kujdesemi për grupet e ndjeshme  të qytetarëve dhe rrit ndjeshëm ndihmën financiare që ata marrin,” tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili i shoqëruar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe drejtoresha e IP Qendra Ndër-Komunale për Punë Sociale, Natasha Stanojeviq, në takimin me shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe punonjësit socialë.

Takimi u organizua me qëllim që të dëgjohen qytetarët dhe mesazhet e tyre për masat lidhur me reformën sociale dhe për realizimin e saj sipas pritshmërive.

 

"Ne u përpoqëm të krijojmë një shoqëri të barabartë që me të vërtetë kujdeset për uljen e pabarazisë sociale në vendin tonë. Krijuam një reformë sociale që ndryshon plotësisht mënyrën se si ne kujdesemi për grupet e ndjeshme  të qytetarëve dhe rrit ndjeshëm ndihmën financiare që marrin më të varfërit. Sistemi i ri mundëson mbështetje, trajnime dhe këshilla, që çdo njeri të mund të fillojë të punojë”, tha Kryeministri Zaev.

Reformat në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve i bëmë me shumë kujdes, tha Kryeministri Zaev në takim, në mënyrë që të përfshijmë të gjitha kategoritë e ndjeshme dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për çdo fëmijë, pasi ky është angazhimi i kësaj Qeverie dhe qytetarët tanë e meritojnë atë.

"Kjo reformë, që kemi bërë këtë vit, tanimë gjashtë muaj mund të themi se po jep rezultate, përfshin më shumë se 120,000 qytetarë. Është e rëndësishme të theksohet se me pensionin social ose shtetëror kemi përfshirë 4,000 shfrytëzues, që do të thotë se ne po arrijmë ngadalë qëllimet tona. Shtesa fëmijërore dhe arsimore janë duke dhënë rezultatet e tyre, ato po plotësojnë të ardhurat e familjes, në mënyrë që të stimulohen gjeneratat e ardhshme për të dalë nga varfëria përmes arsimit ", tha ministrja Milla Carovska.

Ajo shtoi se reforma sociale solli një mënyrë të re të punës në qendrat sociale. Njerëzit me rrezik social morën punonjës social familjar i cili do të punojë drejtpërdrejtë me ta derisa të nxirren nga rreziku në të cilin gjenden.

Drejtoresha e IP Qendra Ndër-Komunale për Punë Sociale, Natasha Stanojeviq, theksoi se sistemi i ri siguron mbështetje, trajnim dhe këshilla në mënyrë që të gjithë të fillojnë të punojnë, dhe se qytetarët tashmë po ndiejnë përfitimet e reformës sociale.

Këto përfitime i potencuan edhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale, të cilët thanë se reformat e reja me rritjen e mbështetjes financiare, dhe në veçanti masat për të fituar kualifikime për punësim, u mundësojnë mundësi reale për ata që të dalin nga varfëria e trashëguar.

Në takim u tha se gjithsej 27,000 familje aktualisht po marrin masën minimale të garantuar, 27.130 fëmijë marrin shtesë fëmijërore, 8,678 fëmijë shfrytësojnë ndihmën arsimore, dhe 4,148 të rritur janë të përfshirë në masën për pension social. Këto numra pritet të vazhdojnë të rriten.