Zaev dhe Filipçe:”Rosa shkollat e prindërimit” janë projekt afatgjatë për mbështetjen e prindërimit cilësor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, morën pjesë në promovimin e memorandumit për bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanive Birraria Shkup dhe Koka-Kolla nëpërmjet Rosa, me të cilin vazhdohet projekti “Rosa shkollat e prindërimit” edhe në vitin 2020, në të cilin u paralajmëruan edhe 3 Rosa shkolla të reja të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

 

Kryeministri Zaev theksoi se Birraria Shkup është kompani që trajton përgjegjësi serioze shoqërore, duke rikujtuar se falë kësaj nisme të qytetarëve, në vendin tonë do të jenë në dispozicion 9 “Rosa shkolla të prindërimit”.

 

“E përshëndes aspiratën që përveç shkollave për prindërim në Shkup, Gostivar dhe Manastir, të njëjtat të hapen edhe në Strumicë, Ohër dhe Kumanovë. E di se planifikohen të hapen edhe tri shkolla të reja për prindërim në vitin 2020 dhe e përshëndes memorandumin me të cilin vazhdon bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Birraria Shkup”, tha Kryeministri Zaev.

 

Kryetari i Qeverisë Zaev, theksoi edhe mbështetjen e investimit të ri kapital, në vlerë prej 10 milionë euro, të cilën e paralajmëroi drejtori gjeneral i Birraria Shkup, Dan Timotin.

 

“Ne jemi vend i cili është i fokusuar në ekonominë dhe e di se projekti “Rosa shkolla për prindërit” është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe prindërit, por gjithashtu e di se sa i rëndësishëm është edhe investimi kapital me të cilin në mënyrë teknologjike zhvillohet Birraria Shkup. Me atë investim zhvillohet edhe vendi ynë, edhe Birraria Shkup mund të vazhdojë edhe më tej të llogarisë në mbështetjen tonë sepse ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve por edhe të kompanive”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ministri i Shëndësisë, Filipçe shprehu falënderim për projektin dhe bashkëpunimin e suksesshëm.

 

“Dua të shpreh falënderim të madh sepse shënojmë vazhdimin e një projekti të suksesshëm, i cili në një far mënyre i dha një dimension të ri shënimit dhe mbështetjes së mëmësisë nëpërmjet organizimit të këtyre shkollave për prindërim.  Në këto shkolla për prindërim me ndihmën e pediatreve me përvojë, infermierëve, prindërit e ardhshëm mësojnë si të përballen me sfidat e përditshme që i sjellin rolet e reja si prindër të ardhshëm”, tha ministri Filipçe.