Promovohet portali për e-shërbime për qytetarët, me qasje në 127 shërbime elektronike në një vend

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp e promovuan Portalin kombëtar për e-shërbime.

 

Për momentin në portalin për e-shërbime janë në dispozicion 127 shërbime elektronike. 57 shërbime për herë të parë mundësohen në formë elektronike, ndërsa 70 veçse kanë ekzistuar. Ky numër po rritet çdo ditë.

Siç theksoi Kryeministri Zaev, në këtë mënyrë realizohet edhe një premtim nga Programi për punë i Qeverisë.

 

 

Informacionet përnjë sërë shërbimesh nga institucionet për vetëqeverisja qëndrore dhe lokale, tani mund të gjendet në një vend. Thjesht e arritshme, 24 orë në ditë, pa u endur nëpër faqe dhe portale të ndryshme.

 

Portali i shërbimeve elektronike që ne kemi sot është rezultat i një procesi të hartimit të të gjitha shërbimeve të parapara nga të gjitha ligjet në vend. Të gjitha shërbimet e të gjitha ligjeve, thjesht të shkruara dhe të arritshme për qytetarët për të ditur se cilat janë të drejtat e tyre, cilat dokumente mund të paraqesin, cilat janë afatet, çmimin dhe ku mund të paraqesin ankesat e tyre.

 

"Qëllimi ynë kryesor është që portali të jetë lidhja e vetme mes qytetarëve dhe institucioneve. Kjo është arsyeja pse ne e kemi bërë atë të arritshëm përmes çdo telefoni ose pajisje tjetër të kyçur në internet. Portali është në dispozicion edhe në shqip dhe anglisht, ndërsa shërbimet e publikuara  vlejnë edhe për shtetasit e  huaj. Portali përbëhet nga një seksion publik dhe privat. Ajo që është e rëndësishme për qytetarët është që sektori publik është i arritshëm për të gjithë pa nevojë për ndonjë hyrje ose identifikim. Këtu mund të gjenden të dhëna dhe shërbime të cilat i sigurojnë organet kompetente Pjesa private është në dispozicion vetëm për përdoruesit e regjistruar dhe të identifikuar të sistemit për kyçje të vetme. Pas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësinë që të paraqesin aplikime në formë elektronike për marrjen e shërbimit elektronik, të paguajnë kompensimin dhe taksën administrative për e-shërbimet, të marrin përgjigje ndaj kërkesave dhe më e rëndësishmja të marrin shërbime elektronike”, informoi ministri Mançevski.

 

 

Ministri Mançevski prezantoi gjithashtu mënyrat e regjistrimit në portal, sipas të cilit për të pasur qasje deri te të gjitha shërbimet, së pari qytetarët duhet të krijojnë një ID profil, ndërsa të gjithë ata që kanë llogari shfrytëzuese në DAP, tani më kanë ID profil aktiv, gjegjësisht, mund të kyçen në profil duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga DAP-i. Për ta shërbimet e portalit janë tashmë në dispozicion.

 

Në konferencën për shtyp mbajti fjalim edhe Frek Janmat, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, i cili financiarisht mbështeti portalin.