Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga këshilltarja speciale për drejtësi, Tanja Çaçarova Ilievska, u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve të RMV-së, të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës, Toni Boshkovski, në prani të kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski.
Në takim u diskutua për çështje aktuale lidhur me veprimtarinë e zjarrfikësve dhe mundësitë për zgjidhjen e problemit të trashëguar me pagesën e pagave dhe nivelizimin e pagave të zjarrfikësve në komuna të ndryshme, në pajtim me rregulloret ligjore.
Kryeministri Zaev u tha zjarrfikësve se janë siguruar mjete financiare për pagat e të gjithë zjarrfikësit në pajtim me ligjin, si persona të autorizuar në këtë fushë dhe ka rritje të fondeve për pagat e zjarrfikësve për 70 milionë denarë, për vitin 2020.
Në takim u konstatua nevoja për sjelljen e akteve nënligjore, rregulloreve për pagesën e pagave të zjarrfikësve, për shkak të unifikimit të pagesës në pajtim me rregulloret ligjore.
Për këtë qëllim, Kryeministri Zaev paralajmëroi takime pune me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe BNJVL.
Takimi i sotëm është vlerësuar si bazë e mirë për përcaktimin e një zgjidhjeje të përhershme të çështjes.