Në Filarmoninë Kombëtare sot u bë promovimi i përmbledhjeve të poezive dhe tregimeve “Udhëtimi im në Fantazi”, libër i cili në vete i përmban krijimet e 80 nxënësve nga klasa e dytë deri në klasën e katër nga një numër i madh i shkollave nga i gjithë vendi, si rezultat i konkursit për zgjedhjen e tregimeve dhe poezive më të mira me temën në të cilën del edhe titulli i përmbledhjes “Udhëtimi im në Fantazi".
Tema doli para ngjarjes së fund vitit “Letër nga Fantazia” në dhjetor të vitit të kaluar, kur Kryeministri Zaev, fëmijëve në bibliotekën e Qytetit “Braqa Miladinovci” ua lexoi letrën nga Kryetari i Fantazisë dhe u dakorduan që të hapet konkurs për tregime dhe poezi të cilat do ti shkruajnë fëmijët në temën “Udhëtimi im në Fantazi”, dhe që do të publikohen në libër ku fëmijët nga vendi ynë do të ndihmojnë që të fitohet dragoi i madh ‘Askush’ i cili kërcënonte që ti shkatërroj fëmijët heronjtë nga vendi i Fantazisë.
Ja edhe libri para jush! Përmbledhje tregimesh dhe poezish “Udhëtimi im në Fantazi”. Ja arritëm fëmijë!. Kjo është një nga ato libra, nga fëmijët për fëmijë, pa reklama që ta ndërpresin festën në momentin më interesant, nuk kanë bateri që harxhohet, mund të ndalohet, të pushosh, ti kthesh momenteve më të mira në të sa herë që të duash dhe sërish ti lexosh,” ju drejtua Kryeministri Zaev fëmijëve, në numër të madh autorëve të tregimeve të publikuar në libër, të shoqëruar nga prindërit e tyre dhe arsimtarët të cilët kanë qenë mentor të tyre gjatë kohës së shkrimit.
Përmbledhja e tregimeve dhe poezive “Udhëtimi im në Fantazi” si sukses i përbashkët i të gjithë fëmijëve të cilët i dërguan krijimet e tyre që të publikohen në të, krijoi heronj të rinj dhe banorë të Fantazisë, të cilët do ta lexojnë bashkëmoshatarët e autorëve të fëmijëve, për shkak se libri do të shpërndahet në bibliotekat e shkollave.
“Duhet një gjë sinqerisht t’iu tregoj: Tregimet dhe poezitë e juaja në këtë libër janë jashtëzakonisht të mira. Ato janë krijime serioze të fëmijëve të klasës së dytë dhe të katërt. Të gjitha poezitë dhe tregimet janë kontribut shumë i rëndësishëm dhe të grumbulluar si të tilla në këtë libër bëhen pjesë e pasurisë sonë nga librat për fëmijë. Urime për secilin autorë. Çdo poezi e juaj ose tregim është diamant në këtë arkë me pasuri letrare,” theksoi Kryeministri Zaev në promovim.
Disa prej fëmijëve autorë, poezitë dhe tregimet e të cilëve janë publikuar në Përmbledhjen tregime dhe poezi “Udhëtimi im në Fantazi”, në promovim i lexuan krijimet e tyre, ndërsa në përfundim Kryeministri Zaev apeloi deri te pjesëmarrësit në vend, të klasës së dytë dhe të katërt, që vitin tjetër të marrin pjesë në konkurs për tu publikuar edhe një libër me tregime dhe poezi, ndërsa pse jo edhe dramë dhe të gjithë së bashku të marrin pjesë në krijimin edhe të një libri që të bëhet një bibliotekë e tërë për vepra të shkruara nga fëmijët.