Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Nexhad Mehmedoviq ishte në vizitë tek përfaqësuesit e komunitetit malazeze në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku prit nga kryetari i këtij komuniteti, Boris Popivoda.
Në takim, krahas përfaqësuesve të komunitetit malazez mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Malit të Zi në vendin tonë, Marija Petroviq.
“Sot jemi këtu për të dëshmuar se çdo bashkësi në shtetin tonë është me rëndësi të veçantë dhe të barabartë. Nuk ekzistojnë bashkësi të mëdha dhe të vogla, siç nuk ekzistojnë qytete të mëdha dhe të vogla. Gjithsecili është i rëndësishëm. Bashkësia malazeze në Maqedoninë e Veriut është mjaft e vlerësuar dhe e ka mbështetjen e Qeverisë. Ne jemi popuj miqësorë dhe shtetet tona nuk kanë çështje të hapura”, tha kryeministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski theksoi se kjo vizitë dhe takim është pjesë e konceptit të Qeverisë, me të cilin dëshmohet se të gjitha bashkësitë janë të rëndësishme në ndërtimin e shoqërisë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët dhe dëshmohet se vlerat evropiane për respektim, solidaritet dhe mosbërjen e dallimit midis njerëzve të bashkësive të ndryshme etnike implementohen dhe është realizuar koncepti për jetesën e të gjithë qytetarëve.
Në takim me Kryetarin e komunitetit malazez Popivoda dhe anëtarët e pranishëm u përshëndet kontributi i Qeverisë drejt krijimit të kushteve për pjesëmarrje në konceptin qytetar të shoqërisë në shtet dhe plotësimin e qëllimeve të tyre për avancim, si dhe për përkujdesjen e vlerave shpirtërore dhe kulturore të malazezëve, përkujdesjen e zhvillimit të gjuhës malazeze, letërsisë dhe traditat folklorike.
Në takim bashkëbiseduesit treguan pritëshmërit për integrimit të plot të të dyja shteteve në BE, me anë të bashkëpunimit të afërt me partneret ndërkombëtarë dhe u theksua mbështetja për anëtarësimin e RMV-së në NATO dhe u potencua uniteti i të dyja shteteve, RMV-së dhe Malit të Zi në përpjekjet për krijimin e rajonit stabil dhe realizimin e perspektivave të përbashkëta.