Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e promovoi thirrjen publike për ndarjen e koncesionit për ndërtimin e centraleve të hidrocentral në Lumin e Zi, gjegjësisht në ndërtimin e centralit hidroelektrik Çebren. Me këtë rast në prani të ministrit të Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, fjalim mbajtën Kryeministri Oliver Spasovski dhe drejtori gjeneral i SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski.
Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria e hap rrugën e tranzicionit energjetik me ndërtimin e kapaciteteve me prodhimtari dominuese të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme dhe se bashkë me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, krijojnë të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt energjetike për vendin dhe qytetarët.
Duke pasur parasysh që në të gjitha shtetet në rajon, investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë po rriten, ky hidrocentral me kapacitetin e tij do të jetë me rëndësi të madhe për balancimin e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me shërbimet e saj do të jetë një partner i rëndësishëm në rregullim sekondar dhe terciar të tregun rajonal.
“Thirrja publike ka të bëjë me paraqitjen e interesit për kompanitë e interesuara të cilat do të duan të ndërtojnë HEC Çebren, në bashkëpunim me SHA EMV, sipas modelit të partneritetit publik-privat. Nga informacionet që kam marrë sot, vetëm shtatë kompani të huaja kanë kërkuar që të marrin dokumentacionin para-kualifikues i cili është falas në këtë fazë”, informoi Spasovski.
Në këtë rast, Kryeministri rikujtoi rëndësinë e Strategjisë për zhvillim të energjetikës, me të cilën Qeveria e kaluar në vitin 2015, edhe pse kishte detyrim ligjor, nuk e miratoi. Nuk e miratoi as Ligjin për energjetikë të harmonizuar me paketën e tretë të BE Direktivave, dhe as Ligjin për efikasitet energjetik. Pikërisht për këtë patëm disa mosmarrëveshje para Sekretariatit të Komunitetit Energjetik.
“Më herët, me urdhër të ish Qeverisë, kompanitë energjetike shtetërore investuan në fasada, teleferikë dhe parqe, ndërkaq çmimin e energjisë elektrike e rritën për pothuajse 100 %.Qeveria e LSDM-së dhe koalicioni treguan se punohet në mënyrë efikase. Kompanitë energjetike EMV dhe MEPSO investojnë në projekte serioze energjetike të cilat sigurojnë të ardhme më të mirë dhe të sigurt energjetike të RMV-së”, nënvizoi Kryeministri.
Drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski theksoi se Çebreni ka qenë një sfidë ndër vite për ekspertët në energjetikë, arkitekturë, ndërtimtari dhe sfidë për shtetit për zbatimin e një projekti të madh në vepër.
“Planifikohet që Çebreni të jetë në parnterit publik-privat, në të cilën EMV do të jetë partneri publik në emër të shtetit. Përqindjet janë se ndërtimi do të kushtojë më së shumti 570 milionë euro, mjete të cilat do të duhet ti sigurojë partneri privat. Hidrocentrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 333 megavat dhe prodhimtari vjetore prej 1000 gigavat energji elektrike. Është detyrim i yni edhe ndërtimi i rrugës hyrëse deri te hidrocentrali dhe më pas kyçja, gjegjësisht nënstacioni. Si pjesë e jona në kompaninë e re të përbashkët me partnerin privat do të vendoset HEC Tikvesh, e cila është në të njëjtin pellg, gjegjësisht te Lumi i Zi dhe është e mundur që të dy hidrocentralet, Çebren dhe Tikvesh të funksionojnë në një tërësi sepse përfshijnë ujëra nga një burim i njëjtë dhe kanë ndikim të njëri me tjetrin”, informoi Kovaçevski.
Në kontekst të transformimit të energjisë dhe burimeve të pastra të energjisë elektrike, drejtori i EMV-së shprehu optimizëm se Çebren do të mundësojë që në të ardhmen të ulet prodhimi i energjisë elektrike nga thëngjilli dhe gradualisht të zëvendësohet me prodhim nga ky hidrocentral.
“Për krahasim, e gjithë EMV-ja sot prodhon 4000 gigavat në nivel vjetor. Kur Çebreni do të fillojë të punojë, reduktimi vjetor i dyoksidit të karbonit do të ulet për 913 mijë tonë më pak, sepse 1000 gigavat në orë nuk do të prodhojnë energji elektrike nga thëngjilli, por nga uji”, nënvizoi Kovaçevski.
Ai paralajmëroi se kompanitë e interesuara do të mund të paraqiten në thirrjen publike deri më 3 prill, ndërkaq hulumtimet në rrjedhë të kompanive të tregut, të zbatuara nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, e cila është pjesë e Bankës Botërore, dëshmuan se kompani të tilla serioze nga rajoni dhe Evropa janë të interesuara për ndërtimin e Çebrenit.
Spasovski në thirrjen publike për ndërtimin e HEC Çebren: Po hapim rrugën e tranzicionit energjetik me prodhimtari dominuese të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski mbajti fjalim në konferencën për shtyp, me rastin e shpalljes së thirrjes publike për ndërtimin e hidrocentralit Çebren.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Spasovski:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut hap rrugën e tranzicionit Energjetik me ndërtimin e kapaciteteve me prodhimtari dominuese të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.
Bashkë me Elektranat E RMV-së, krijojmë ardhmëri energjetike stabile dhe të sigurt për vendin dhe për qytetarët.
Sot promovojmë thirrjen publike për dhënien e koncesionit për ndërtimin e centraleve hidroelektrike në Lumin e Zi, gjegjësisht për ndërtimin e centralit hidroelektrik Çebren.
Vitin e kaluar Qeveria e RMV-së në bashkëpunim me Korporatën ndërkombëtare financiare, e cila është pjesë e Bankës Botërore, insistoi që ky projekt përsëri të vihet në kartën e mundësive të rëndësishme për investime në infrastrukturën energjetike të vendit tonë.
Si pjesë e Memorandumit për bashkëpunim, u përpilua studim i ri me mundësi të reja në tregun e energjisë elektrike, që këtë projekt e bëjnë më përfitues në krahasim me periudhën e kaluar. U bënë anketa për interesin e kompanive për realizimin e këtij projekti dhe u vërtetua interesi i theksuar te kompanitë energjetike nga Evropa dhe më gjerë.
Duke pasur parasysh se në të gjitha shtete e rajonit, investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë rriten, ky hidrocentral me kapacitetin dhe funksionin e tij do të ketë rëndësi të madhe për balancimin e sistemit elektroenergjetik në RMV dhe me të gjitha shërbimet do të jetë partner i rëndësishëm në rregullimin sekondar dhe terciar edhe në tregun rajonal.
Thirrja publike ka të bëjë me shfaqjen e interesit të kompanive të interesuara për të ndërtuar HEC Çebren në bashkëpunim me SHA EMV, përmes modelit të partneritetit privat-publik.
Nga informacionet që i mora sot, shtatë kompani të huaja kërkuan të ngrenë dokumentacionin parakualifikues, i cili në këtë fazë është pa pagesë.
Javën e kaluar nga ana e SHA EMV-së u shpall thirrje publike për ndërtimin e dy elektranave fotovoltaike në vendin e minierës për thëngjill në REK Osllomej, me kapacitet instalues të përgjithshëm nga 100 MW.
Në vitin e kaluar në mënyrë të suksesshme u realizuan dy procedura për dhënien e primeve për ndërtimin e elektranave fotovoltaike në tokë shtetërore dhe private në kapacitet të përgjithshëm nga 62 MW. Pjesa më e madhe nga këto elektrana aspak nuk do të shfrytëzojnë subvencione nga shteti.
Qeveria e RMV-së në fund të vitit 2019 miratoi Strategjinë për zhvillimin e energjetikës në RMV deri në vitin 2040, e cila është përpiluar në bazë të 5 shtyllave për energji dhe klimë në BE dhe si e tillë u mirëprit nga Sekretariati i unionit energjetik në Vjenë.
Këtë javë hyri në fuqi Ligji i ri për efikasitet energjetik, i cili në tërësi është në harmonizim me Direktivat më të reja të BE-së.
Javën e kaluar SHA MEPSO i nënshkroi marrëveshjet për ndërtimin e largpërçuesit ndërlidhës ndërmjet RMV-së dhe Republikës së Shqipërisë, me të cilat do të rritet siguria në furnizimin dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në RMV.
Ministria e Ekonomisë publikoi edhe thirrjen publike për zhvillimin e rrjetit distributiv për gaz në RMV, me të cilin qytetarët dhe kompanitë përfitojnë edhe një mundësi të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe si energens me çmime shumë më të ulëta.
Dëshiroj ti përkujtoj qytetarët se qeveria e kaluar në vitin 2015, edhe pse ishte e detyruar me ligj nuk miratoi Strategjinë për zhvillimin e energjetikës. Nuk e miratoi as ligjin për energjetikë të harmonizuar në paketën e tretë të Direktivave të BE-së dhe nuk e miratoi ligjin për efikasitet energjetik. Pikërisht për këtë patëm disa konteste para Sekretariatit të unionit energjetik.
Vetëm për dy vite e gjysmë, kjo Qeveri bëri kthesë të rëndësishme në fushën e energjetikës.
Paraprakisht, me urdhër të qeverisë së mëparshme, kompanitë energjetike shtetërore investuan në fasada, teleferikë dhe parqe ndërsa çmimin e energjisë elektrike e rritën për pothuajse 100%.
Qeveria e LSDM-së dhe koalicioni treguan se punojnë në mënyrë efikase. Kompanitë energjetike EMV dhe MEPSO, investojnë në projekte energjetike serioze, të cilat sigurojnë ardhmëri energjetike më të mirë dhe më të sigurt në RMV.
Për dallim nga qeveria e kaluar, e cila lavdëronte vetveten për “sukseset” e saj në fushën e energjetikës, këtë Qeveri e lavdërojnë institucionet kompetente ndërkombëtare, të cilat në raportet e tyre, theksojnë se RMV-ja është kampion në zbatimin e reformave energjetike