Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot, bashkë me zëvendësministrin për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, ishte në vizitë pune në Komunën Rankovc, me çka morën pjesë në solemnitetit me rastin e adaptimit dhe pajisjes së sallës për promovimin e turizmit dhe potencialeve të tjera në komunë dhe në rajon.
“Tani në Rankovc janë krijuar kushte për mbajtjen e ngjarjeve promovuese, punëtori, si dhe për shënimin e ngjarjeve me kuptim të komunës dhe të rajonit. PKarakteristikat turistike dhe potencialet e komunës, tanimë do të mund të jenë të dukshme dhe të prezantohen me anë të mapingut 3-D, realizuar nëpërmjet programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar”, tha Kryeministri Spasovski për adaptimin e realizuar, i cili është pjesë е projektit të Planit rajonal verilindor nga Programi për planifikim të zhvillimit rajonal të barabartë për vitin 2019, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.
Kryeministri Spasovski nënvizoi se nismat dhe mekanizmat e zbatuara për bashkëpunim reciprok të Qendrës për zhvillim të rajonal planifikues verilindor, janë mundësi e mirë për prezantimin e potencialit të pashfrytëzuar i cili qëndron para objekteve ekzistuese hotelierike dhe përfaqëson mundësi për motivimin e të rinjve nga hapësirat rurale të marrin pjesë me idetë e tyre për promovimin e të gjitha atraksioneve interesante turistike.
“E shfrytëzoj prezencën time këtu në Komunën Rankovc, që të paralajmëroj hapjen e ndërtimit të sistemit për ujitje të Sllavishko Pole që i përfshin hapësirat bujqësore në fshatrat Psaça, Petralica dhe Ginovc, si dhe ndërhyrja për devijim të Kriva Rekës, që do të jetë burim kryesor për ujë në këtë sistem për ujitje”, theksoi Spasovski për sistemin e ri të financuar nga Bashkimi Evropian, me vlerë prej 1,7 milionë euro, me të cilën do të ujiten 200 hektarë tokë punuese bujqësore dhe do të jenë të qasshme për 1500 banorë të tre fshatrave të cilët kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.
Zëvendësministri për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, nënvizoi se angazhimi i Qeverisë në rritjen e fondeve për mbështetje të zhvillimit rajonal të barabartë, duke informuar se Komuna Rankovc ka në dispozicion tetë milionë euro.
“Është e rëndësishme tu ndihmohet komunave më të vogla. Qeveria u angazhua që të ndihmojë në zhvillimin e tyre, jo vetëm me anë të këtij Programi, për zhvillim rajonal të barabartë, por edhe me anë të masave të tjera për zhvillim rajonal të barabartë”, tha zëvendësministri Pavleski.
Kryetari i Komunës së Rankovcës, Ivica Toshevski theksoi se qëllimi primar i këtij projekti është zhvillimi i turizmit, i cili me investimet e reja do të ketë ndikim në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe promovim të vlerave kulturore.
Paraprakisht, përfaqësues të Qeverisë mbajtën takim me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe kryetarët të komunave fqinje dhe diskutuan për masat dhe aktivitetet të cilat ndihmojnë për përmirësimin e kushteve, për shfrytëzimin e fondeve të investuara në infrastrukturë, si dhe për shfrytëzimin e benefiteve që Qeveria i mundëson, siç është masa për subvencionimin e kontributeve të pagave për ato kompani të cilat do to risin pagar nga 600 në 6000 denarë.