Vendime plotësuese dhe sqarime për orarin e punës, për punën e marketeve dhe farmacive, për punën vullnetare në komuna dhe për qytetarët me beniamin të shtëpisë në kushtet e reja me restrikcionet plotësuese të lëvizjes

Si plotësim të Vendimit për ndryshim të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e miratuar në mbledhjen e 36-të, për ndalim të vazhduar të lëvizjes prej të hënës deri të premten si dhe gjatë ditëve të fundjavës, Qeveria solli vendim që gjatë ndalimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’u lejojë të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në objekte për banim kolektiv e që kanë beniamin të shtëpisë (qen), prej të hënës deri të premten të mund t’i nxjerrin jashtë shtëpive të tyre, në mbrëmje në kohëzgjatje prej 30 minutave, duke filluar prej orës 20.00 deri në orën 20.30, kurse të shtunën dhe të dielën, në mëngjes prej orës 8.00 deri në orën 8.30, pasdite prej orës 15.00 deri në orën 15.30 dhe në mbrëmje prej orës 20.00 deri në orën 20.30, më së largu 100 metro nga objekti në të cilin banojnë.

 

Gjatë kësaj qytetarët ta mbajnë distancën e nevojshme minimale nga personat tjerë dhe mos të grupohen.

 

Në përputhje me këtë vendim, Qeveria i ngarkoi të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluar nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjithë institucionet tjera shtetërore, gjithashtu i bëhet me dije edhe njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike dhe subjekte të tjera juridike të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, në rajonin e qytetit të Shkupit, për personat e punësuar në këto institucione dhe ndërmarrje e të cilët jetojnë nga rajoni i qytetit të Shkupit dhe çdo ditë udhëtojnë në punë, punëdhënësi t’i dërgojë këto persona në punë të obligueshme nga shtëpia, pa prani fizike në vendin e punës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore, në drejtim që orari i punës të përshtatet në përputhje me ndalesën për lëvizje, e cila llogaritet për e miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë.

 

Në përputhje me këtë, ngarkohen të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluar nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjithë institucionet tjera shtetërore, gjithashtu i bëhet me dije edhe njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike dhe subjekte të tjera juridike të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, ta përshtatin orarin e punës së nëpunësve administrativ dhe publik, gjegjësisht të njëjtit të mbarojnë me detyrat dhe aktivitetet e tyre të punës, me qëllim që para fillimit të ndalimit të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, para orës 16.00 të jenë në shtëpitë e tyre.

 

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë menjëherë të përgatisë plan të punës dhe organizimit të të gjithë institucioneve shëndetësore publike dhe private, si dhe të gjithë farmacive në komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në përputhje me këtë vendim, Qeveria i ngarkoi Shtabet komunale të krizës të përcaktojnë operator/ë ekonomik – market/e ku do të sigurohen vetëm produktet themelore ushqimore, në përputhje me kërkesat primare të qytetarëve gjatë kohës së ndalimit të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse operatorët ekonomik që janë të regjistruar të kryejnë dërgim të ushqimit nëpërmjet onlajn porosive, në mënyrë të papenguar ta kryejnë punën e tyre gjatë ditëve të fundjavës të shtunën dhe të dielën.

 

Për këtë qëllim, ngarkohen Shtabet komunale të krizës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ta organizojë lëvizjen e personave vullnetarë që i dërgojnë produktet e nevojshme deri te shtëpitë e qytetarëve.

 

Operatorët ekonomik që kanë kapacitete prodhuese ta përshtatin orarin e tyre të punës në përputhje me ndalesat për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pa pengesa ta organizojnë procesin e punës.

 

Si dhe për të gjithë vendimet, konkluzionet, masat dhe rekomandimet tjera të Qeverisë, gjithashtu edhe për këtë masë vlejnë përjashtime për personat e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pjesëtarët e Agjencisë për Siguri Nacionale, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësitë zjarrfikëse territoriale, Drejtorisë Doganore, bujqit dhe fermerët të cilët punojnë dhe lëvizin në zonën e mjediseve rurale dhe ata që kultivojnë prodhime të hershme bujqësore dhe që kanë aktivitete urgjente për kultivimin e tyre në këtë periudhë, prodhuesit e qumështit, si dhe persona dhe institucione të tjera të përfshirë në përjashtimet nga këto masa dhe ndalesa.

 

Këto vendime dhe sqarime shtesë janë miratuar në bazë të Vendimit për ndryshim të Vendimit për ndalim dhe regjim të posaçëm në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut, të miratuara në mbledhjen e 36-të, me të cilën nga 8 prilli 2020 (e mërkurë), ndalohet lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej të hënës deri të premten, në periudhën kohore prej orës 16.00 deri në orën 5.00 të ditës së nesërme, si dhe gjatë ditëve të fundjavës që do të fillon të premten prej orës 16.00 e do të zgjas deri të hënën në orën 5.00, e plotësuar me ndalimin e lëvizjes së popullatës në moshë mbi 67 vjeçare, nga e hëna deri të premten në periudhën kohore prej orës 12.00 deri në orën 10.00 të ditës së nesërme dhe ndalimit të lëvizjes së fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 18 vjeçare, nga e hëna deri të premten në periudhën kohore prej orës 15.00 deri në orën 13.00 ditën e nesërme, me ndalim të tubimit në grupe me më shumë se dy persona, në parqe dhe në vende dhe sipërfaqe tjera publike, me përjashtim të personave më të rinj se 14 vjet të cilët janë të shoqëruar nga prindi të cilët janë pjesë e grupit.