Qytetarët nuk duhet të aplikojnë për kartelën pagesore vendore, në ueb faqen e veçantë do të mund të kontrollojnë a janë përdorues

Qytetarët të cilët do të jenë përdorues të kartelës pagesore vendore nuk ka nevojë të aplikojnë ose të paraqiten për të marrë atë. Institucionet përkatëse (DAP, MASH, FSHS) përpilojnë listë për të gjithë qytetarët dhe punonjësit me të ardhura të ulëta, listë për të gjithë nxënësit dhe studentët dhe listë për të gjithë punonjësit shëndetësorë, të cilët i plotësojnë kushtet për të marrjen e një kartele pagesore vendore.

Përdoruesit do të marrin kartelën pagesore vendore në adresën e shtëpisë ose  do të mund ta marrin nga banka lëshuese pa aplikuar. Së shpejti, në ueb faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk , qytetarët do të mund të kontrollojnë, nëse u takon, gjegjësisht a janë përdorues të ndonjë prej kartelave pagesore  vendore dhe cila është banka e tyre emetuese.

Përdoruesit do të kontaktohen nga bankat. I tërë procesi është bërë të jetë sa më i thjeshtë për përdoruesit, pa paraqitje ose aplikim, në mënyrë që institucionet të kryejnë tërë procesin për ta.

Përdorues të kartelave vendore janë:

- Qytetarët me të ardhura të ulëta: Marrës të ndihmës sociale dhe të papunë të regjistruar si kërkues aktiv të punës në APRMV deri më 22.05.2020, të cilët kanë marrë të ardhura neto deri në 180.000 denarë në vitin 2019 dhe të ardhura neto deri në 60.000 denarë në periudhën nga muaji janar deri në muajin prill 2020, sipas evidencimit në DAP.  Ata do të marrin kartelë me 9.000 denarë;

- Punonjësit me të ardhura të ulëta: Persona që janë në marrëdhënie pune dhe që në periudhën nga muaji janar deri në muajin prill të vitit 2020, kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe shtesave të pagës në vlerën neto jo më të lartë se 60.000 denarë në nivel me kohë të plotë të punës,  sipas evidencës në DAP. Këto përdorues do të marrin kartelë me 3.000 denarë;

- Të rinjtë: Persona që kanë mbushur 16 vjet dhe jo më të vjetër se 29 vjet (përfshirë 22.05.2020), pjesëmarrës aktiv në arsimin e mesëm shtetëror formal dhe arsimin e lartë universitar. Ata do të marrin kartelë me 3.000 denarë;

- Punonjësit shëndetësorë të angazhuar në ballafaqimin me Kovid-19: Punonjës në ISHP, Klinika për sëmundje infektive, Instituti i Shëndetit Publik, Qendrat për shëndet publik, Ndihma e shpejtë (ambulanca), repartet infektive dhe punonjësit në reparte të tjera të angazhuar për testim, diagnostikim dhe mjekim të qytetarëve me Kovid-19. Këta punonjës shëndetësorë do të marrin kartelë në vlerë prej 40% të pagës bazë neto.