Osmani dhe Popovski: Mediet, gazetarët dhe punonjësit mediaktik: ishin dhe ende janë në linjën e parë të luftës me pandeminë dhe nga lajmet e rrejshme dhe e meritojnë mbështetjen e plotë për lehtësimin e punës së tyre në kushte të krizës

Zëvendëskryetari  i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i ngarkuar për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, sot mbajtën konferencë për shtyp nëpërmjet lidhjes me video, ku prezantuan Dekretin e ri të Qeverisë për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi social i punonjësve mediatik.

“Në luftën me lajmet e rreme fillimisht është e nevojshme tu jepet mbështetje atyre që i përcjellin lajmet e sakta. Pikërisht në këtë drejtim është edhe iniciativa të cilën së bashku me Ministrin për Transparencë Popovski, e ndërmorëm për të siguruar mbështetje për mediat, më konkretisht -mbështetje për gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët krah për krahë me punonjësit shëndetësorë dhe pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë, ishin, dhe ende vazhdojnë të jenë në vijën e parë të luftës

kundër pandemisë”- theksoi Osmani, ku potencoi se masa për subvencionimin e kontributeve për punonjësit e mediave u soll në konsultim me Sindikatën e Pavarur të gazetarëve.

“Sollëm vendim që vendi të sigurojë fonde për mbulimin 100% të kontributeve të pagave të të gjithë punonjësve në media dhe të shtëpive të mediave, përfshirë këtu edhe transmetuesit televiziv si dhe radiot, mediat e shtypit dhe portalet elektronike të internetit në tre muajt e ardhshëm respektivisht për periudhën e njëjtë për të cilën vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë”, theksoi Osmani, duke potencuar trendet evropiane për mbështetje në përgjithësi të mediumeve pikërisht në ballafaqim me lajmet e rreme.

“Kjo luftë me lajmet e rreme nuk duhet të ndalojë këtu. Dje Bashkimi Evropian doli me sërë masash, politikash dhe udhëzimesh për atë se si Unioni do të mbrohet nga fluksi i lajmeve të rreme ku edhe ne, si vend që së shpejti presim fillim të negociatave, do të duhet ti inkuadrojmë politikat nacionale me çka së shpejti do të dalim me sërë masash”- njoftoi Osmani.

Ministri Popovski, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, shprehu falënderim deri te të gjitha mediet dhe punonjësit mediatik të cilët treguan profesionalizëm, përgjegjësi dhe dinjitet dhe me vendosmëri së bashku me të gjithë qytetarët, qëndruan në mbrojtje dhe ballafaqim me viruin korona si kërcënim i njerëzimit bashkëkohor.

“Kjo Qeveri gjatë tre viteve të fundit dha mbështetje maksimale për punën e mediave, pa bërë seleksionim dhe pa privilegj. Në këtë drejtim është edhe Dekreti për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi social për punonjësit mediatik. Është kënaqësi që kriteret në dekret u përgatitën në bashkëpunim të tërësishëm me sindikatën dhe shoqatën. Dekreti i përfshin të gjitha mediet elektronike dhe  të shtypura nga regjistri i ASHMAA, mediet e shkruara të karakterit të përgjithshëm informativ nga regjistri i ASHMAA; si dhe portalet që kishin redaktor, redaksi, të dhëna për kontakt dhe adresë, të kenë të regjistruar person juridik, në mënyrë transparente ta deklarojnë strukturën e tyre, si dhe të kenë së paku tre të punësuar. Kjo tregon se kujdesemi për të gjithë punonjësit mediatik”, theksoi Popovski.

Me këtë Dekret, tha ministri Popovski, vazhdon mbështetja e tërësishme e Qeverisë për mediat me mbështetje jo-monetare, siç është marrëveshja me të gjithë vepruesit në sferën mediatike.

Popovski rikujtoji se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria solli edhe disa vendime dhe dekrete për mbështetjen e medieve, siç është lirimi nga kompensimi për shpenzimet për vitin 2020 ndaj operatorëve nga multipleksi digjital terestrial, Dekreti për lirimin nga obligimi për kompensim vjetor për radiot për miratimin për përdorimin e frekuencave të radios, si dhe mbulimin e kompanive mediatike për përdorimin e masës nga pakoja e parë e ndihmës financiare për pagimin e pagave për muajt prill, maj, dhe tani për muajin qershor, në shumë prej 14.500 denarë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk solli dekreti për informim në kohën e pandemisë dhe kjo flet shumë për atë se si është qasja jonë ndaj medieve dhe ndaj qytetarëve. Thjeshtë, vetëm se thirrëm në domosdoshmëri për plasimin e informacioneve të sakta pas së cilave qëndrojnë burime të besueshme për shkak të ndjeshmërisë së madhe në këtë temë për krizën me koronën. Ishim mjaft transparent dhe të rregullt në informim sepse kishim detyrim të përbashkët që informacionet e vërteta të prekin deri te secili qytetar, sepse vetëm lajmet e rreme janë kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, potencoi Popovski.

Ministri Popovski njoftoi se menjëherë pas zgjedhjeve do të iniciohet nismë e gjerë që të gjendet zgjidhje efikase për këtë, sepse fatkeqësisht, theksoi ai, në situata të caktuara, lajmet e rreme ishim më të shpejta se virusi.