Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendësministrin për Punë dhe Politikë Sociale, Gjonull Bajraktar, zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrielk dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski, sot bënë inspektimin e punëve ndërtimore të kopshtit të ri efikas energjetik në Draçevë, Komuna Kisella Vodë.
Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski theksoi se kjo është mundësi e veçantë që meriton vëmendje kompetente kur nxiten projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e hershëm të fëmijëve, projekte shumë të rëndësishme për më të vegjlit, për gjeneratat tona të ardhshme, projekte me të cilat ua sigurojmë zhvilim kompetent të shëndoshë.
“Një ngjarje e tillë është edhe kjo sot. Bëmë inspektimin e punëve në ndërtimin e kopshtit për fëmijë këtu, në lagjen Draçevë. Përafërshisht për një vit, në këtë objekt modern do të ketë rreth 130 fëmijë në moshën nën 2 vjeç, si dhe fëmijë në moshën parashkollore. Bëhet fjalë për projekt sipas të cilit të gjitha standarded për tip të tillë të institucioneve parashkollore, ambienteve të shëndosha ekologjike dhe objekteve me energji efikase, edhe me rregullim parter në hapësirë prej 1.320 metra katror gjelbërim me kënd lojrash për fëmijë”, tha Kryeministri Spasovski.
Ai potencoi se kjo është vetëm një, nga prioritetet e larta të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilat para tre vitesh morën për detyrë që të rritet në 50% përfshirja e fëmijëve të cilët shkojnë në kopsht, sepse investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijës është investim në njerëz, të cilët janë kapitali më i madh në vend.
“Kopshtet nuk janë vende ku vetëm kujdesen fëmijët, por edhe vend ku mësojnë për botën dhe edukohen. Mu për këtë arsye, në buxhetet e shtetit gjatë tre viteve të fundit u ndanë mbi 280 milionë denarë për ndërtimin e kopshteve të reja dhe rikonstruimin e atyre ekzistuese.Ky kujdes për gjeneratat e ardhshme, për potencialin e kapitalit njerëzor në të cilin duhet vazhdimisht të investojmë, e njohu edhe Banka Botërore, e cila në disa mundësi siguroi dhjetra milionë euro për këtë qëllim”, e theksoi tërë përkushtimin e Qeverisë, Kryeministri Spasovski.
Ai sqaroi se me hapjen e kopshteve të reja e përforcojmë punësimin, posaçërisht të grave, sepse sigurojmë kujdes dhe edukim të fëmijëve të tyre në vendet ku ato jetojnë, ndërsa ato do të mund të kyçen në tregun e punës.
“Paralelisht me investimet në infrastrukturë, në vazhdimësi punojmë në përforcimin e stafit në kopshte dhe mbindërtimin e kompetencave të edukatoreve dhe edukatorëve.Deri më tani janë siguruar 1.400 pëlqime për punësim në kopshte. Gjatë periudhës së kaluar, investuam në 44 kopshte dhe objekte për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe krijuam kushte për akomodim cilësor të 3.000 fëmijëve parashkollorë.
15 milionë euro shtesë janë siguruar për kopshte të reja inkluzive efikase energjetike, të cilat do të thonë 7.500 vende për kujdesin e fëmijëve në kopshte. Për vetëm dy vite u ndërtuan, u rinovuan mbi 70 objekte, kopshte dhe qendra për fëmijë në tërë shtetin, në qytete, por edhe në vendet rurale. Për të punësuarit në kujdesin fëmijëror siguruam paga më të larta për 21%, që është më e larta deri më tani”, sqaroi Kryeministri Spasovski.
Ai në fund potencoi se zhvillimi i hershëm i fëmijëve, është periudhë kyçe për zhvillimin emocional te fëmijët, si dhe për të hasur aftësi të domosdoshme që ata të përparojnë në jetë dhe mu për këtë arsyje, çdo investim në edukimin parashkollor, investojmë në më të rinjtë tanë, mundësuam ardhmëri më të mirë për ta dhe për të gjithë shoqërinë.
Zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Gjonull Bajraktar, e theksoi përkushtimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, e cila i vazhdon të gjitha projektet kapitale, sepse ky nuk është vetëm investim në objekte, por para së gjithash, investim në fëmijët e këtij vendi.
“Edhe në këto kushte specifike, nuk lejoj që kriza shëndetësore-ekonomike ti anuloj projektet për ndërtimin e kopshteve. Qëllimi jonë primarë është çrrënjosje e varfërisë së fëmijëve dhe sigurimin e shansit të barabartë për çdo fëmijë. Në periudhën e kaluar investuan në 44 e katër kopshteve dhe objekteve për fëmijëri të hershme dhe krijuam kushte për ambientim kualitativ për 3000 fëmijë para shkollor. Në mënyrë plotësuese 15 milion euro janë siguruar për çerdhe të reja efikase inkluzive dhe energjetike që do të thotë vende prej 7.500 për fëmijë në kopshte. Siç e shihni këto mjete pa pengesë realizohen. Komuna e Kisela Vodës do të fitoj kopsht bashkëkohor energjetik efikas, dedikuar për 125 fëmijë nga të gjitha grupet e rritura,” precizoi zëvendësministri Bajraktari.
Ai akcentoi se rritja e kapaciteteve për fëmijët të moshave para shkollore i rrit mundësit për qasje të mësimit të hershëm dhe sigurimit të mundësive të përbashkëta për zhvillim të hershëm të fëmijëve për çdo fëmijë dhe qëllimi është që të përfshihen sa më shumë fëmijë në arsimin parashkollor.
Ai në fund theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në tre vitet e kaluara ka investuar jo vetëm në infrastrukturë por edhe në kualitetin e arsimit parashkollor dhe së shpejti kopshtet do të jenë vende të siguruara për fëmijët tanë , ku për ato jo vetëm që do të akomodohen por edhe do të nisin edhe arsimimin kualitativ.
Kryetari i Komunës Kisella Voda, Filip Temelkovski sqaroi se duke njohur specifikat e Komunës Kisella Voda, duke njohur kërkesat e banorëve të saj ishte qartë nevoja nga ekzistimi edhe të një kapaciteti të këtillë që do ju përgjigjet nevojave të qytetarëve të Draçevës, por edhe do ti lehtësoni kopshtet e mbetura në këtë pjesë të qytetit.
Sipas projektit të bërë nga Komuna Kisella Voda, kopshti i ri do të mbulojë një sipërfaqe prej 600 metrash katror, me një kat të ndarë nga bodrumi, kati përdhes dhe një kat. Kapaciteti i kopshtit për përkujdesje është për gjithsej 125 fëmijë, nga të cilët për 95 fëmijë nga mosha 2 deri në 6 vjeç dhe për moshat 30 deri në 2 vjeç ", sqaroi kryetari i komunës Temelkovski.
Ai falënderoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e përgjithshme në të gjitha projektet e Komunës së Kisela Voda në tre vitet e kaluara dhe theksoi se me mbështetjen e Qeverisë u ndërtua salla e shkollës në shkollën fillore "Rajko Zhinzhifov" dhe Pallati i ri i Kulturës që së shpejti do ti hap dyert e saj për banorët e Draçevës.