Kryeministri Spasovski në panel diskutimin “Gjendja e Romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut: masat, prioritet dhe sfidat”: Romët janë pjesë lojale e shtetit, së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të përbashkët për të gjithë me perspektiv

Kryetari i Qeverisë së RMV-së morri pjesë në panel diskutimin “Gjendja e Romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut: masat, prioritet dhe sfidat”: e cila me anë të video-konferencës  e organizuan organizatat qytetare të Romëve në diasporë: “Karmen”,
“Romalitiko” dhe Avaja”

Në diskutimin i cili përfshiu edhe disa tema aktuale, përveç kryeministrit Spasovski morën pjesë edhe Sami Xhemailoski, drejtori ekzekutiv i “Karmen”, Elvis Shaqir, drejtor ekzekutiv i Institutit për kërkime dhe analiza të politikave “Romalitiko” dhe përfaqës të organizatës qytetare “Avaja” si dhe Albert Memeti, menaxher programi i “Romalitiko” dhe përfaqësues i “Avaja”. Ngjarjen e moderoi Ibishi Enoh nga organizata qytetare “Karmen”.

Para fillimit të seksioneve të veçanta të Panel-diskutimit, Kryeministri Spasovski përshëndeti organizatorët dhe pjesëmarrësit dhe theksoi se ngjarje të tilla janë një hap i përbashkët në mënyrën më të mirë të mundshme për të promovuar dhe praktikuar angazhimin strategjik të qeverisë për ndërtimin e konceptit "Një shoqëri për të gjithë" si shembull i idesë së madhe evropiane - Të bashkuar në diversitet.

 “Ju nga diasporë e dini më së miri se çfarë do të thotë ideja evropiane e" Të bashkuar në diversitet" Një nga hapat për arritjen e këtij përcaktimi tonë është edhe  Strategjia e Romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Planet Nacionale të Veprimit, si pjesë e politikave publike të shtetit, për përfshirje të barabartë të romëve në rrjedhat shoqërore ”, tha kryeministri Spasovski.

Në lidhje me temat për masat që Qeveria i ka ndërmarr  gjatë krizës së KOVID-19 dhe hapave të ardhshëm që do të ndërmarrë Qeveria për zbutjen e pasojave ekonomike, Kryeministri Spasovski theksoi se janë marrë masa në këtë drejtim për të mbështetur zejtarë të pavarur, d.m.th. mbështetje financiare prej 14.500 denarë mbështetje për zejtarët e vetëpunësuar, kategori profesionesh që është mjaft e përfaqësuar në komunitetin Rom, si dhe paketa e masave ekonomike për të menaxhuar krizën, të cilat vlejnë për personat të  pa punë ose personat që ishin pjesë e të ashtuquajturës ekonomia informale me një kompensim prej 7,000 denarë për familje.

Këtë masë, tha kryeministri Spasovski, është shfrytëzuar nga 20,000 familje dhe 30,000 përdorues. Në këtë drejtim është programi "Karta e pagesës në shtëpi" për blerjen e produkteve vendase, i cili përfshinë  një pjesë të madhe të familjeve rome në rrezik.

Kryeministri foli gjithashtu për koordinimin e Qeverisë për ndihmën ndërkombëtare humanitare, shumica e të cilave kishte për qëllim mbështetjen e romëve të rasteve me rrezik social, dhe shtoi se Fondacioni i  “Shoqëria e Hapur,” një partner tradicional i Qeverisë në zbatimin e programeve për të mbështetur komunitetin Rom, gjithashtu ndau 100,000 dollarë për pako humanitare për familjet më të rrezikuara rome në vend duke përfshirë 10,000 qytetarë në 2,000 familje që jetojnë në komunën Shuto Orizari, Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Delçevë, Vinica, Pehçevë dhe vende të tjera, të cilat u dorëzuan përmes Kryqit të Kuq, së bashku me OJQ-të lokale rome.

 

Kryeministri Spasovski theksoi se për sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore për kategoritë e ndjeshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria miratoi një Dekret që lejon të gjithë personat që nuk kanë sigurim shëndetësor të kenë mundësinë "në institucionet e kujdesit shëndetësor të përdorin shërbime shëndetësore në lidhje me diagnozën dhe trajtimi nga koronavirus KOVID-19 në kurriz të fondeve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ”.

Në panelin me temën: “Zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit; Si të arrihet një përfaqësim i drejtë në kushte kur kërkohet ulje e administratës? u bisedua për procesin e arritjes së përfaqësimit të drejt të bashkësive më të vogla, me cka Kryeministri Spasovski tha se Qeveria e RMV-së, në pjesën më të madhe me anë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe me anë të ministrit portofol i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmisimin e gjendjes së Romëve, punon me kategorit më të ndjeshme të cilët përballen me problemet më të ndjeshme dhe kërkesa.

Është diskutuar vazhdimi i zbatimit të projekteve, të cilat janë të njohshme në komunitetin rom dhe kanë për qëllim përfshirjen më të madhe të fëmijëve romë në arsimin parashkollor. Është theksuar se në dymbëdhjetë vitet e fundit numri i studentëve romë të regjistruar në arsimin e mesëm është rritur nga viti në vit, dhe në dymbëdhjetë vitet e fundit është rritur numri i romëve që kanë regjistruar një nga fakultetet në arsimin e lartë.

"Këto janë të dhëna që na gëzojnë dhe përmirësojnë potencialin për përfshirje dhe përfaqësim më të madh të komunitetit rom në institucionet shoqërore dhe procese," tha kryeministri Spasovski, cili theksoi se kjo Qeveri veçanërisht i ka kushtuar kujdes pëfshirjes së Romëve të pa punësuar,, në masat aktive  për punësim, identifikimi i personave që nuk janë regjistruar në regjistrat e lindjeve dhe ndihma në sigurimin e dokumenteve personale, për kujdesin e përkohshëm të familjeve në rrezik social.

Në panelin e sotëm të diskutimit, i cili zgjati një orë e gjysmë, u diskutua Buxheti, në lidhje me komunitetin Rom, me  cka kryeministri Spasovski informoi se  vazhdohet me rritjen e Buxhetit për të mbështetur Strategjinë Nacionale për Romët, veçanërisht në drejtim të shpenzimeve kapitale me qëllim  financimin e projekteve të infrastrukturës në komunitetin Rom. Është bërë edhe  realizimi i plotë i  mjeteve  të planifikuara në kuadër të  Buxhetit me qëllim të përmirësimit të pozitës së popullatës rome.

 

"Një numër shkollash dhe kopshtesh janë rikonstruktuar në komunitete me shumicë rome, si dhe në komunitete ku romët janë pjesë e bashkësive lokale.

Sot isha në Komunën Shuto Orizarë, ku më së miri mund ta ndjekim transformimin e Shkollës Fillore “Braqa Ramiz dhe Hamid”, vlerësoi Spasovski, i cili nënvizoi se vazhdon intensiteti i ndërtimit të infrastrukturës dhe vazhdon me dinamikë të rikonstruimeve seriote si në  raport të rrjeteve fekale dhe për ujësjellës ashtu edhe në raport të përmirësimit të efikasitetit energjetik të objekteve dhe rikonstrumit të hapësirave të gjelbra dhe ekologjike në kuadër të Planit për ajër të pastër.

Kryeministri Spasovski njoftoi se mu në këtë Komunë, në muajtë e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i sallës së re për fiskullturë, rregullim horikulturor të pjesëve të mbetura dhe në brendi të parqeve të jashtme dhe hapësirave të gjelbra, do të zëvendësohet inventari i vjetër shkollor me të ri, do të pajisen klasat dhe kopshtet, si një prej kujdeseve themelore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Në kuadër të Panel-diskutimit të sotëm për gjendjen e Romëve në vend me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga diaspora, Kryeministri Spasovski bisedoi edhe në temë: “Kyçja e diasporës në proceset  sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmirësimi i klimës së biznesit dhe shfrytëzimi i së drejtës së votës dhe mbështetje e shtetit në proceset e BE-së”.

Në këtë pikë, folësit u pajtuan se Romët janë plotësisht të barabartë me të gjithë qytetarët tanë, i gëzojnë të gjitha të drejtat, e ruajnë gjuhën e tyre, e zhvillojnë kulturën dhe traditën e tyre dhe në mënyrë aktive marrin pjesë në krijimin e politikave të suksesshme, përmes përfaqësuesve në qeverisjen qëndrore, ekzekutive por edhe lokale. U konkludua se ata kanë qasje të barabartë deri te të gjitha programet dhe politikat e Qeverisë që kanë të bëjnë me mbështetjen e investimeve të huaja por edhe ato vendore.

Kryeministri Spasovski theksoi se politikat e Qeverisë në tre vitet e fundit, në këtë plan për së pari herë i barazuan investitorët vendor dhe të huaj dhe me përgatitje ofrojnë mbështetje për të gjithë biznismenët.

“Nga ky aspekt, i ftoj të gjithë, përfshirë edhe biznismenët Romë jashtë vendit, të vijnë dhe të investojnë në komunitetet e tyre të dikurshme dhe të krijojnë vende të reja pune. Romët janë pjesë e vendit tonë, janë qytetarë lojal dhe ata na përfaqësojnë edhe jashtë në vendet ku qëndrojnë. Krijojmë kushte që të kthehen në vendin e tyre dhe bashkërisht të investojmë edhe më tutje në komunitetin rom dhe të tjerat”, tha Kryeministri Spasovski.

Panel-diskutimi i sotëm, i cili u transmetua në rrjetet sociale, u shfrytëzua edhe për përfaqësuesit e diasporës që të transmetohet mbështetje për proceset eurointegruese të shtetit dhe anëtare e barabartë e NATO-s dhe u konkludua se vizioni i Maqedonisë së Veriut vazhdon të realizohet si shtet që i bashkon të gjitha komunitetet etnike.

“Dua të theksoj se Qeveria nëpërmjet të gjitha mekanizmave krijon shtet për qytetarët, me prosperitet, ku nuk do të përsëriten shprehjet e urrejtjes, si në vitet e kaluara ku komuniteti rom dhe të gjithë të tjerët, e kanë vendin e merituar. Romët, me përgjegjësi dinë të qëndrojnë në anën e shtetit, dhe ta tregojnë besnikërinë e tyre dhe tani në periudhën e ardhshme kemi mundësi të vazhdojmë të jemi të bashkuar në ndërtimin dhe respektimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, si koncept që ofron vizion të qartë për siguri”, vlerësoi Kryeministri Spasovski në Panel-diskutimin e sotëm, në të cilin së bashku me përfaqësues nga nisma qytetare e Romëve nga diaspora, biseduan për vazhdimin e realizimeve për të ardhme më të mirë ekonomike dhe sociale të qytetarëve në vend.