Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, morën pjesë përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Në koordinimin e rregullt, nga ana e përfaqësuesve të Komisionit, u prezantuan raportet e detajuara lidhur me gjendjen me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhje përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme i prezantuan kërkesat e nxënësve, prej të cilëve pjesa më e madhe tashmë janë në planin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për fillimin e vitit shkollor. Ajo që para së gjithash ishte lëndë e diskutimit është periudha e implementimit të protokolleve të caktuara, për të cilat Komisioni insistoi të implementohen në mënyrë etapore, në pajtim me gjendjen epidemiologjike në vend.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para nxënësve të shkollave të mesme e shpjegoi procesin e vendosjes dhe lirimit të masave restriktive në pajtim me të gjitha masat për parandalim mbi bazë të analizave dhe rekomandimeve profesionale të Komisionit në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe prindërve.
Në takimin e të dyja palëve u angazhuan të vazhdojnë me komunikim intensiv, me qëllim që organizimit të mirë dhe implementimit të masave për zbatimin e mësimit në vitin e ardhhsëm shkollor. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse janë të interesuar për bashkëpunim me të gjithë faktorët, komunikimi i përbashkët vazhdon edhe më tej.