Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, Patricija di Xhovani dhe mësuesen Aleksandra Bllazhevska nga SHFK “Jan Amos Komenski”, si përfaqësuese e mësimdhënësve, morën pjesë në ngjarjen promovuese të fushatës “Mësimdhënësit janë të rëndësishëm – Mësojmë nga ju. Ju faleminderit!”, me rastin e Ditës botërore të mësimdhënësve e cila shënohet sot.
Ngjarja u hap me instalimin e “çantave shkollore” për t’u dhënë mirënjohje dhe për të treguar falënderim ndaj mësimdhënësve për rolin kyç që e kanë në sigurimin e arsimit cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve në plotësimin e potencialit të tyre.
Instalimi është vendosur disa ditë para fillimit të vitit shkollor 2020/2021. Nëpërmjet kësaj jepet mirënjohje për kontributin që mësimdhënësit e japin për mësimin nga distanca dhe për rihapjen e shkollave, por qëllimi kryesor i saj është që t’i jepet rëndësi rolit vendimmarrës të mësimdhënësve në shoqëri.
“Sinqerisht dhe nga zemra ju bashkëngjitëm mesazheve që nxënësit e vendit tonë i krijuan dhe i dërgojnë deri te mësimdhënësit e tyre përmes instalimit të çantave shkollore, në formë të zemrës. Ju bashkëngjitëm mesazheve të faleminderit të nxënësve për mësimdhënësit për përkushtim e tyre të sinqertë dhe ngrohtë, për pasionin dhe kreativitetin e tyre, t’ua përcjellin nxënësve njohuritë dhe aftësitë dhe për këshillat dhe shembujt e tyre në ndërtimin e gjeneratave të nxënësve të cilët bëhen pjesë e rëndësishme e proceseve për krijim e një shoqërie më të mirë për të gjithë ne. Ky vit shkollor është ndryshe nga të kaluarit”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se për shkak të pandemisë nga COVID-19, këtë vit procesi arsimor në shkolla do të zbatohet së bashku me masat për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të mësimdhënësve.
Pjesa më e madhe e programeve mësimore për më shumë gjenerata do të organizohen online.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës në Qeveri, janë në kontakt të përditshëm me mësimdhënësit, drejtorët, nxënësit, prindërit, me qëllim që së bashku platformën e re arsimore online ta bëjmë më miqësore. T’i kyç të gjithë fëmijët me qasje të barabartë. Ajo që na jep shpresë është përkushtimi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, angazhimi i tyre, entuziazmi, ndjenja e përgjegjësisë shoqërore dhe interesi i treguar për pjesëmarrje në trajnime, me dëshirë që të gjithë nxënësve t’u sigurohet arsimim siç e meritojnë. Të bëjnë gjithçka që duhet për t’ua kompensuar nxënësve prezencën dhe shoqërimin në shkolla. Për atë përkushtim, ata me të vërtetë e meritojnë respektin tonë të tërësishëm”, tha Zoran Zaev, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska tha se secili prej ne ka mësimdhënës ose mësimdhënëse që kanë qenë inspirim dhe motivim për të mësuar të pamundurën. Prandaj t’u japim mirënjohje dhe respekt me një falënderim të madh.
“Si Qeveri, kemi detyrim dhe borxh që të krijojmë kushte për arsim më të mirë. Por, vetëm me ju dhe me kujdesin tuaj për fëmijët, ne do të jemi një hap para realizimit të këtij qëllimi. Ju këto ditë vërtetuat se jemi në atë rrugë. Bota sot e shënon 5 Tetorin nën një moto: Mësimdhënësit – udhëheqës në krizë dhe rikrijues të së ardhmes. Unë me të vërtetë besoj në fuqinë tuaj dhe jam e bindur se ky do të jetë realiteti ynë.
Ju jeni fuqia dhe krenaria jonë nacionale!”, tha Carovska.
“Përvojat në botë tregojnë se shtytësit kryesor pas rezultateve të mira arsimore të nxënësve janë mësimdhënësit cilësor dhe kompetente. Pa marrë parasysh se në klasë ose përmes platformës online, është vërtetuar se reformat në arsim duhet t’i përfshijnë edhe mësimdhënësit që të motivohen mësimdhënësit dhe t’i shfrytëzojnë talentet dhe kreativitetin e tyre në përcjelljen e njohurive te nxënësit”, theksoi ministrja Carovska.
“Kur flasim për arsim cilësor, shumë shpesh merremi me punë që janë të prekshme – vegla digjitale, madhësia e klasave, fonde për orë, hapësirë fizike, program mësimor. Të gjitha këto janë të rëndësishme, por ajo që ka më së shumti rëndësi për aftësinë e fëmijës që të përparojë në arsim dhe në jetë janë mësimdhënësit e motivuar – si ata mendojnë, si ata gjykojnë, pasionin që e kanë për mësim dhe pritshmëritë që i kanë nga nxënësit – shpesh më të larta se pritshmëritë që nxënësit i kanë për veten e tyre. Të gjithë shumë lehtë mund të ndërlidhemi me këtë, sepse të gjithë kujtojmë ndonjë mësues të preferuar i cili na ka mësuar diçka më shumë nga lënda që e ka ligjëruar”, tha Patricija di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Unë e punoj këtë profesion që 10 vite dhe e dua pa fund, maksimalisht investoj me çdo atom të trupit dhe me gjithë shpirt që ta jap maksimumin në procesin e mësimit të nxënësve të mi. E di se nuk jam vetë në këtë punë, e di se ka shumë mësues tjerë si unë. Në mënyrë plotësuese për sfidat e përditshme, situata me pandeminë botërore me COVID-19 imponoi barrë të re dhe mënyrë të re për fillimin e vitit shkollor. Të gjithë jemi të përkushtuar që të ketë sukses mënyra e re e funksionimit të sistemit arsimor, që edhe fëmijët edhe prindërit, por më së shumti mësimdhënësit, të cilët duhet të mbajnë pjesën më të madhe të barrës së ndryshimeve të reja”, theksoi në ngjare Aleksandra Bllazhevska, mësimdhënëse në SHFK “Jan Amos Komenski” në Shkup.
Instalimi “çanta shkollore” do të vendoset në sheshin e qytetit në Shkup për tre ditë, duke u mundësuar vizitorëve që të kyçen me mesazhet e tyre për mësimdhënësit. Iniciativa është pjesë e fushatës “Mësojmë nga ju. Ju faleminderit!” të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF-i do ta zbatojnë gjatë vitit shkollor 2020/2021.
Qëllimi i kampanjës është që të ngrit vetëdijen e rolit të mësimdhënësve në sigurimin e arsimit cilësor dhe përmirësimin e suksesit arsimor të nxënësve; t’u jepet rëndësi mësimdhënësve të cilët i motivojnë nxënësit dhe të ndërtohet mbështetje për reformat e hartuara në favor të zhvillimit profesional, kompetencave dhe motivimit të mësimdhënësve, si dhe të t’i jepet rëndësi ndikimit pozitiv që e kanë mësimdhënësit te fëmijët dhe te të rriturit.