Kryetari i i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe përmes lidhjes online me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime Fatmir Bytyqi, u takuan me përfaqësuesit e Shoqatës së ofruesëve të shërbimeve komunale – ADKOM, e cila përfaqëson ndërmarrjet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për situatën dhe sfidat aktuale me të cilat përballen shërbimet publike në vend dhe mundësitë për të ruajtur cilësinë e shërbimeve për qytetarët në periudhën e ardhshme të krizës të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.
Përfaqësuesit e ADKOM, të kryesuar nga Presidenti Zoran Georgiev, e informuan Kryeministrin për problemet aktuale dhe kërkesat e Shoqatës së ofruesve të shërbimeve komunale në lidhje me stimujt dhe subvencionet tatimore dhe të tjera financiare në mënyrë që të përmirësojnë efikasitetin e funksionimit të tyre.
Kryeministri dhe ministrat shqyrtuan kërkesat e tyre dhe shprehën vullnetin e tyre të fortë për t’i dhënë atyre mbështetje të fuqishme në periudhën e ardhshme.
“Të gjithë së bashku kemi kaluar një sezon të vështirë dhe shteti ndjen si detyrimr të ndihmojë shërbimet publike komunale. Ne do ta bëjmë këtë duke forcuar komunat përmes pakos së ardhshme të decentralizimit”, tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev shprehu bindje se Qeveria, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, do të gjejë gjidhje për të shlyer normat e interesit për borxhet që u detyrohen shërbimeve publike ndaj institucioneve shtetërore dhe në periudhën e ardhshme përmes një mase të njëhershme për ndërhyrje, do të mbështesë shërbimet publike në vlerë prej paga minimale për punonjësit.