Kryeministri Zaev me rastin e Kornizës së re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025 me KB-në: Kemi dokument strategjik për përforcimin e parimeve të zhvillimeve të qëndrueshme dhe ndërtimin e një shoqërie të prosperuar dhe inkluzive

Si pjesë e aktiviteteve me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës të KB-së, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak, si dhe me përfaqësues të agjencive të KB-së në vendin tonë, morën pjesë në mbjelljen e 75 fidanëve në rrethin e Liqenit të Velesit – “Mlladost”, që u përfshi nga zjarri para më shumë se një viti.

Aksioni është organizuar si angazhim simbolik për ardhmëri më të gjelbër, më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut, si një prej sfidave kombëtare dhe prioritete të kyçura në Kornizën e re për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025, për bashkëpunim mes vendit tonë dhe KB-sl që sot e nënshkruan koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Korniza është dokument i yni strategjik që e udhëzon punën e të gjitha agjencive të KB-së që punojnë në vend në pesë vitet e ardhshme, si dhe me të gjitha palët e prekura të kyçura në proceset. Me këtë rast dua të theksoj se vendi ynë mbetet i përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të kësaj organizate ndërkombëtare, si dhe të qëllimeve globale të mileniumit për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Kryeministri Zaev në deklaratën për media nga ngjarja.

Kryeministri Zaev në deklaratën potencoi se vendi ynë në bashkëpunim me KB-në edhe më tej do të punojë në drejtim të përforcimit të parimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërtim të një shoqërie të prosperuar dhe inkluzive.

“Në të gjitha këto trazira globale, Kombet e Bashkuara, përmes parimit të dialogut dhe respektit, kanë punuar për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet e hapura. Përmes parimeve të bashkëpunimit dhe solidaritetit, kjo organizatë ka ndërmarrë iniciativa kyçe për të kaluar problemet globale siç është pandemia e COVID-19. Ato patën rol qendror në trajtimin e këtij kërcënimi më të madh për njerëzimin që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vepruar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I koordinuan punët shkencore-hulumtuese, aktivitetet ndërkombëtare të mbrojtjes, zhvillimin e testeve, barëra dhe vaksina”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

Korniza për bashkëpunim është dokument kryesor strategjik që i jep drejton punët e të gjitha agjencive të KB-së që punojnë në vend, në pesë vitet e ardhshme. Është zhvilluar në bashkëpunim të afërt me Qeverinë, pas një procesi të gjerë konsultimi me organizata dhe individë nga sfera të ndryshme të veprimit dhe interesit.

“Korniza e re për bashkëpunim është më tepër se angazhim. Është obligim që e morëm dhe përfaqëson përcaktim të qartë të punohet drejt përmirësimit të jetesës dhe të ardhmes së të gjithë njerëzve në këtë vend të mrekullueshëm dhe askush mos mbetet mbrapa”, theksoi në deklaratën e saj koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rosa Duxhak, në ngjarje me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës të KB-së.


Kryeministri Zaev në ngjarje me rastin e 75 vjetorin e KB-së: Harmonizimi i politikave tona me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dëshmon vullnetin tonë të fuqishëm që të gjithë qytetarëve tanë t’u sigurojmë jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më cilësore



 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Arjanit Hoxha dhe koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhat, mori pjesë në mbjelljen e fidanëve në rrethin e Liqenit të Velesit (Mlladost), me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së KB-së.

Deklaratën e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në tërësi:

Në emër të Qeverisë së RMV-së dhe të gjithë qytetarëve tanë ua uroj këtë jubile të rëndësishëm Kombeve të Bashkuara, të cilët këtë vit shënojnë 75 vjet nga themelimi.

Për nder të këtij jubileu të madh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot nënshkroi Kornizën e re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021 - 2025 me Kombet e Bashkuara.

Korniza është dokumenti ynë strategjik që drejton punën e të gjitha agjencive të KB-së që veprojnë në vend për pesë vitet e ardhshme. Është përgatitur me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara që punojnë në vendin tonë, si dhe me të gjithë palët e interesuara të përfshira në proceset.

Me këtë rast dua të theksoj se shteti ynë mbetet i përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të kësaj organizate ndërkombëtare, si dhe qëllimeve globale të mileniumit për zhvillim të qëndrueshëm. Në frymën e luftës kundër ndryshimeve klimatike, këtë jubile solemn në mënyrë simbolike e shënojmë me mbjelljen e fidanëve në rajonet e djegura në Veles me të cilën do të japim pak kontribut në ruajtjen e ambientit të shëndetshëm jetësor.

Jemi të vetëdijshëm se bota e sotme nuk është e njëjtë me atë që ishte shtatë dekada e gjysmë më parë dhe se ne përballemi me shumë sfida të reja të sigurisë, probleme me mungesën e ujit dhe ushqimit, sfidave globale shëndetësore, varfërisë ekstreme, ndryshimeve klimatike.

Në të gjitha këto trazira globale, Kombet e Bashkuara, përmes parimit të dialogut dhe respektit, kanë punuar për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet e hapura. Përmes parimeve të bashkëpunimit dhe solidaritetit, kjo organizatë ka ndërmarrë iniciativa kryesore për të kaluar problemet globale siç është pandemia e COVID-19.

Ato patën rol qendror në trajtimin e këtij kërcënimi më të madh për njerëzimin që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vepruar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I koordinuan punët shkencore-hulumtuese, aktivitetet ndërkombëtare të mbrojtjes, zhvillimin e testeve, barëra dhe vaksina.

Përfitoj nga rasti të theksoj se vendi ynë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara edhe më tej do të vazhdojë të punojë drejt përforcimit të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimit të një shoqërie të prosperuar dhe inkluzive.

Korniza për zhvillimit të qëndrueshëm e krijuar në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përqendrohet në disa prioritete strategjike për pesë vitet e ardhshme: zhvillimi shoqëror i vetë-qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, luftë kundër ndryshimeve klimatike, qeverisja demokratike transparente dhe e përgjegjshme, sundimi i ligjit, politika të ndjeshme gjinore dhe politika për kohezionin shoqëror, si dhe për ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme dhe të llogaridhënëse.

Përkushtimi ynë i fuqishëm për përafrimin e politikës kombëtare dhe kornizës legjislative me Qëllimet për zhvillimit të qëndrueshëm është një tjetër dëshmi e vullnetit tonë të fuqishëm për të siguruar një jetë më të gjatë, të shëndetshme dhe më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.