Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe të Euro-Azisë, Philip Reeker në një letër dërguar Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev , theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të mbështetur integrimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian dhe shpreh zhgënjimin për shkak të dështimit në arritjen e marrëveshjes nga vendet anëtare të BE-së për kornizën negociuese me vendin tonë.
Vendi juaj ka dëshmuar se është një aleat i besuar i NATO-s dhe një mik i madh i Shteteve të Bashkuara. Anëtarësimi i vendit tuaj në BE mbetet interesi ynë kryesor i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë përpjekjet dhe mbështetjen së bashku me partnerët tanë evropianë për të mbajtur një konferencë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë Veriore gjatë Presidencës gjermane të BE," shkruan ambasadori Philip Reeker në ë letrën dërguar Kryeministrit Zaev dhe shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin dhe i kuptojnë sfidat dhe çështjet komplekse nëpër të cilat kalon procesi dhe thekson se Maqedonia Veriore deri më tani ka treguar se nuk devijon kur është e nevojshme për të përfunduar me sukses proceset e nevojshme për të siguruar paqe të qëndrueshme, siguri dhe prosperitet për të dhe qytetarët e vendeve fqinje.
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Amerikan Philip Reeker shkruan se Maqedonia Veriore e dëshmoi atë duke arritur Marrëveshjen historike të Prespës dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë me Bullgarinë në vitin 2017, ku u vendosën bazat për marrëdhënie më të forta midis të dyja vendet.
Ne ju inkurajojmë ju dhe vendet e BE të vazhdoni të kërkoni një zgjidhje për çështjet bilaterale jashtë integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëni përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave. I vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për ti udhëhequr bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe për të ruajtur përkushtimin në sigurimin e të ardhmes evropiane të Maqedonisë Veriore, gjë që vendi ka treguar se e meriton," shkroi ambasadori Reeker.
Në letrën drejtuar Kryeministrit Zaev theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje dhe shprehin shpresë se këto procese do të rezultojnë në ruajtjen e vazhdimësisë së Maqedonisë Veriore në rrugën e saj drejt BE-së.
"Ne mbetemi partnerët tuaj optimistë se një konferencë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë Veriore gjatë Presidencës Gjermane të BE-së do të mbahet së shpejti," thuhet në letrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të Amerikës, Filip Riker dërguar Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.