Një shoqëri - e drejtë dhe e barabartë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga nevoja për integrim të brendshëm dhe kohezion midis bashkësive dhe kulturave të ndryshme në shoqërinë tonë, si dhe për implementimin e rekomandimeve nga Këshilli i Evropës të vëna në pah në raportin e fundit e Komisionit Evropian të datës 17.4.2018, e ka veçuar politikën për "Një Shoqëri” si një nga shtyllat e saj qenësore. Qëllimi është ta zhvillojmë vendin tonë si një shoqëri të drejtë dhe të barabartë multikulturore, e cila kujdeset për dallimet, i përkrah të drejtat universale dhe siguron qasje të barabartë në shërbimet dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët.
Prioritete kyçe:
4.1. Mos-diskriminimi dhe mundësi të barabarta
4.2. Zhvillim i barabartë inkluziv dhe inter-kulturë
4.3. Barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës së bazuar në gjini
Mos-diskriminimi dhe mundësi të barabarta
Qeveria do ta informojë opinionin për përfitimet nga Ligji i ri dhe mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi, me qëllim që të sigurohet mbrojta e të drejtave dhe mundësi të njëjta për të gjithë qytetarët në shoqëri.
Me përfshirjen e bazave të orientimit seksual dhe të identitetit gjinor, Ligji e zgjeron mbrojtjen nga diskriminimi ndaj këtij grupi të qytetarëve. Për herë të parë aplikohet nocioni “segregacion”, si dhe mbrojtje dhe parandalim i diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara.
Do të raportohet për reformat në arsimin fillor dhe të mesëm me qëllim të rritjes se inkluzionit në sistemin arsimor, posaçërisht për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore, nxënësit nga grupet dhe mjediset e margjinalizuara, si dhe fëmijët që nuk kanë qenë të kyçur në arsim. Do të promovohet revizioni i programeve arsimore dhe librave të mësimit sipas konceptit të barazisë dhe mos-diskriminimit.
Qeveria do të informojë për aplikimin e platformave për qasje në institucionet publike dhe kulturore dhe për aplikimin e gjuhës së shenjave në shfaqjet teatrore.
Do të vazhdojmë ta promovojmë edhe procesin e filluar të de-institucionalizimit, përkatësisht të braktisjes të institucioneve jo-institucionale në këmbim për përkujdesje të ngrohtë familjare për fëmijët pa prindër.
Qeveria do të informojë për avancimin e përdorimit dhe aplikimit të gjuhëve që i flasin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Ligjin e ri për përdorim të gjuhëve. Qeveria do ta promovojë edhe aplikimin në arsim si lëndë zgjedhore të gjuhës dhe kulturës të Romëve, Boshnjakëve dhe Vllehëve, si dhe fuqizimin e programit të mësimit të gjuhës maqedonase në diasporë, me rritje të numrit të arsimtarëve. Qeveria do të vazhdojë t’i promovojë mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës maqedonase të cilën e flasin qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe në diasporë.
Në kuadër të Strategjisë Nacionale për Bashkëpunim me Diasporën, Qeveria do të raportojë për të gjitha aktivitetet për bashkëpunim të shtetit me diasporën, për kyçjen e saj politike, për realizimin e të drejtave të saja qytetare dhe sociale, për vendosje të lidhjeve kulturore dhe ruajtje të identitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore të diasporës.
Zhvillim i barabartë inkluziv dhe inter-kulturë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta informojë opinionin për projektet në kuadër të Programit për Zhvillim të Barabartë, i cili përmes përkrahjes financiare të rajoneve planëzuese dhe komunave, ka për qëllim të zhvillojë qasje më të mirë të barazuar në shërbimet për të gjithë qytetarët në pajtim me nevojat e tyre, pa dallim nëse jetojnë në komuna urbane ose rurale, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare dhe gjinore, të statusit social ose gjendjes, në të cilën gjenden.
Përveç kësaj, Qeveria do të informojë edhe për mekanizmat që i zhvillon për nxitje të pjesëmarrjes qytetare në përcaktimin dhe realizimin e prioriteteve për zhvillim lokal dhe rajonal, me qëllim që të sigurohet informimi, parashikueshmëri dhe pjesëmarrje më e madhe qytetare në nivel lokal. Qeveria do ta promovojë edhe decentralizimin dhe demonopolizimin në kulturë që zbatohet përmes zhvillimit sistematik, planifikimit, financimit dhe realizimit të programeve kulturore me qëllim të dyfishtë: qasshmëri në përmbajtjet kulturore nga “metropoli” në brendësi dhe anasjelltas, si dhe prani më e madhe e përmbajtjeve kulturore nga brendësia në kryeqytet. Qeveria do të raportojë për procesin e rikonstruktimit, sanimit dhe adaptimit të objekteve të Institucioneve Nacionale – në vitin 2019 planifikohet rikonstruktimi i më tepër objekteve nga fusha e kulturës në fusha të ndryshme të vendit, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i barabartë dhe inkluziv i kulturës në tërësi në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që përmbajtjet artistike t’i afrojë deri te sa më tepër qytetarë që është e mundur.
Qeveria do t’i promovojë mundësitë dhe përmbajtjet e “Valës së re kulturore”, përmes së cilës ofrohen mekanizma për aktivizim të skenës së pavarur kulturore. Konkursi ka për qëllim t’i
promovojë dhe t’i stimulojë autorët dhe projektet që kanë karakter multimedial dhe interdisciplinar, e në të njëjtën kohë t’i inkurajojë që të jetësohen edhe disa objekte dhe hapësira
të braktisura, si dhe të përkrahë projekte të vogla mobile në mjediset lokale në bashkëpunim me shoqatat dhe individët nga sektori joqeveritar dhe institucionet lokale kulturore.
Barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës së bazuar në gjini
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta informojë opinionin për implementimin e Strategjisë për Barazi Gjinore me qëllim të arritjes së pjesëmarrjes së barabartë të grave në shoqëri. Do të informohet për Ligjin për marrëdhënie pune, me të cilin jepet pjesëmarrje e barabartë e grave dhe të burrave në tregun e punës, si dhe për revizionin e përmbajtjeve të programeve arsimore nga aspekti i avancimit të mundësive të barabarta të grave dhe të burrave.
Qeveria do ta promovojë edhe procesin e përgatitjes dhe miratimit të zgjidhjes ligjore për dhunën e bazuar në gjini, për t’u siguruar pengimi dhe mbrojtja nga të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë edhe dhunën familjare. Në të njëjtën kohë, opinioni do të informohet edhe për hapje të shellter-qendrave të reja edhe për ato që janë në funksion, si dhe për SOS telefonin për të ngritur vetëdijen e shoqërisë që të paraqesin dhunën. Opinioni do të informohet edhe për aplikimin e standardeve në arsimin fillor, me të cilët do të synohet zvogëlimi i dhunës së moshatarëve në shkolla.