Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 25-të sot e miratoi Protokollin për mbajtjen e ngjarjeve me prani mediatike në kushte pandemie të shkaktuar nga koronavirusi.
Ky protokoll, e rregullon praninë e mediave në ngjarjet publike, detyrimet që organizatori duhet të ndërmarrë për të siguruar punë të sigurt dhe të pandërprerë të punonjësve të medias, si dhe të gjithë të pranishmëve.
Ai përmban dy pjesë, udhëzime të përgjithshme që u referohen të gjitha ngjarjeve publike për të cilat organizatori siguron praninë e medias, dhe një seksion të veçantë që u referohet ngjarjeve që organizohen nga institucionet qeveritare, ato kanë praninë e përfaqësuesve të qeverisë.
Protokolli për mbajtjen e ngjarjeve me prani mediatike në kushte pandemie të shkaktuar nga koronavirus u përgatit në koordinim me Komisionin për Sëmundje Infektive, Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë dhe në konsultim me Ministritë dhe resorët e tjerë brenda Qeverisë.
Protokolli për mbajtjen e ngjarjeve me prani mediatike në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi është publikuar në ueb faqen e Qeverisë në linkun vijues: https://vlada.mk/