Kryeministri Zaev: Rruga e shpejtë Shtip – Radovish në vlerë mbi 42 milionë euro ndërtohet me dinamikë të shpejtë, qytetarët e pjesës juglindore të vendit do të udhëtojnë për kohë më të shkurtë

Kryetari i Qeverisë,Zoran Zaev   bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, kryen inspektime në punët ndërtimore të rrugës së shpejtë Shtip – Radovish, që po realizohen me dinamikë të shpejtë dhe pritet finalizim i tyre para skadimit të afatit përfundimtar të paraparë me këtë projekt. 

Kryeministri Zaev falënderoi punëtorët ndërtimor për angazhimin dhe përkushtimin maksimal edhe në kushte të pandemisë, në punën e tyre të përditshme në terren dhe realizimin e projekteve.
“Po zbatohen të gjitha rregullat evropiane për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion dhe ndërtimit të rrugës së shpejtë sipas standardeve më bashkëkohore.
Ndërtimi i rrugës së shpejtë Shtip-Radovish me gjatësi prej 40,41 kilometër dhe vlerë mbi 42 milionë euro, realizohet në dy faza.
Ndërtimi i aksit të parë, prej Shtip deri në Buçim është në fazën përfundimtare, pjesa më e madhe tani më është asfaltuar, ndriçimi është vendosur dhe për momentin janë duke u montuar bankina elastike. Në aksin e dytë, prej Tri Çeshmi deri në Radovish, vijojnë përgatitjet për vendosjen e konstruksionit rrugor. Pritet që aksi i parë i rrugës së shpejtë për tre-katër muaj të jetë i lëshuar në përdorim”, theksoi Krymeinistri Zaev dhe shtoi se ky rrjet rrugor na lidh me autostradën Milladinovci – Shtip dhe qytetarët e pjesës juglindore të vendit për kohë më të shkurtër do të udhëtojnë dhe do të arrijnë në  Shkup.

 

Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski theksoi se rruga e shpejtë Shtip- Radovish ka rëndësi edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit ku punojnë  rreth 12 mijë kompani të vogla dhe të mesme, por edhe është shembull për punën e përkushtuar për zhvillimin e infrastrukturës në shtet.
“Ndërtimi i rrugës së shpejtë Shtip- Radovish është një nga projektet më të mëdha në këtë rajon. Them se është një nga projektet e shumta sepse kjo Qeveri vetëm në këtë rajon ka investuar rreth 265 milionë euro në ndërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit rrugor”, tha ministri Boçvarski dhe konstatoi se në sektorin ndërtimor nuk ka përjashtim nga puna të punëtorëve, për të cilën më së shumti kanë ndikuar projektet kapitale në ndërtimin e infrastrukturës.