Kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së punës në rajonin e Prespës, bëri inspektimin e rrjedhës së punës të iniciativës për Qendrën për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov” në fshatin Lubojnë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, si dhe kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski dhe Meri Stojanova, drejtoreshë e Entit dhe Muzeut të Manastirit.
“Gjendemi para objektit të shkollës së vjetër në fshatin Lubojnë, i cili paraqet një nga objektet më të rëndësishëm nga fillimi shekullit XX në Prespë. Rëndësia e tij nuk del në masë aq të madhe nga karakteristikat artistiko-stiliste dhe arkitektonike, por shumë më tepër nga vlerat e tij kulturore dhe shoqërore. Në të vërtetë, kjo paraqet djep, respektivisht shkollë e dytë në Maqedoni, ku pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, filloi të mbahet mësimi në gjuhën maqedonase.
Ky është tregues i vetëdijes së popullatës lokale për pavarësi dhe për përpjekjet për themelimin e përcaktimeve themelore të njeriut.
Fatkeqësisht një periudhë të gjatë kjo shkollë do të ishte tërësisht e harruar dhe e braktisur, e cila mund të vërehet që nga pamja sot. Por, pas shpalljes së fshatit Lubojnë si tërësi monumentale e mbrojtur dhe iniciativat e ndërmarra nga Qeveria për rinovimin e shkollës së vjetër, realizimi i ëndrrës së brezave dhe brezave të studentëve, të cilët kaluan ditët e shkollës në këtë ndërtesë dhe që ëndërruan dhe ende ëndërrojnë të përsëri ta shohin në gjithë shkëlqimin e saj”, theksoi drejtoresha Stojanova.
Në vazhdim teksti integral nga deklarata e Kryeministrit Zaev pas vizitës:
“Ne gjithmonë kthehemi në Lubojnë të Prespës me entuziazëm të veçantë, pas progresit të iniciativës për krijimin e Qendrës për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër "Dimitar Vllahov" në Lubojnë.
Kjo iniciativë filloi me rastin e dy viteve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe në nder të 76 vjetorit të themelimit të shkollës së dytë në gjuhën amtare, gjuhës maqedonase në Lubojnë më 15 nëntor të vitit 1944, vetëm një vit më vonë, prej themelimit të shkollës së parë në Debërcë dhe Podvis, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943.
Me Marrëveshjen e Prespës i tejkaluam ndryshimet gati tre-dekadëshe me Greqinë dhe i siguruam perspektivat tona në integrimet euroatlantike dhe evropiane.
Edhe dy përfitime kryesore dolën nga kjo Marrëveshje historike. U mbrojt identiteti ynë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare të identifikohemi si maqedonas, të cilët e flasin gjuhën maqedonase dhe me këtë u konfirmua edhe kultura jonë dhe trashëgimia jonë kulturore.
Qendra për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov” në Lubojnë, për të cilin Qeveria siguroi 30 milionë denarë, duhet të shihet edhe në kontekstin e iniciativës për themelimin e Forumit të Prespës për Dialog për të cilin gjithashtu nga Buxheti i shtetit janë ndarë 100 milionë denarë.
Si pjesë e këtij projekti është paraparë ndërtimi i qendrës multimediale për të rinjtë, i cili në vetë simbolikën e Prespës do të jetë vendi ku do të organizohej forumi ndërkombëtar për dialog dhe bashkëpunim. Forumi i Prespës për dialog do të përfaqësojë identitet dhe brend i cili do të jetë i lidhur për shtetin tonë.
Me këtë, si dhe me të gjitha projektet e tjera që do të inspirohen nga mundësitë e gjera për bashkëpunim rajonal bëjmë hap serioz për pamje të re të rajonit si vend për bashkëpunim inspirues dhe ndërlidhje të popujve dhe kulturave nga rajoni”.