Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, së bashku me kryetarin e komunës së Resnjës, Zhivko Gosharveski, vizitën në rajonin e Prespës e shfrytëzoi edhe për inspektim dhe vizitë në Liqenin e Prespës për precizimin në zbatimin e rekomandimeve dhe planit aksional, të propozuar nga ekspertët për menaxhim të qëndrueshëm të Liqenit të Prespës.
Kryeministri Zaev nënvizoi se pa dallim se jemi të ballafaquar me faktorët në të cilët nuk mund të ndikojmë, siç janë ndryshimet klimatike dhe situata aktuale e kohës, rekomandimet që dalin nga studimi dhe plani i veprimit me masa konkrete dhe kuadro kohore, tregojnë se zgjidhjet për revitalizimin e Liqenit të Prespës do të organizohen në tre faza.
“Faza e parë që përfshin analiza, studime, rekomandime, takime me palët e prekura, në pjesë të madhe veç më të implementuar, ndërsa në dy fazat e ardhshme do të jetë kyçe iniciativa edhe te fqinjët, në atë drejtim pastaj do të kërkojmë që tre vendet ti japin dinamikë të re edhe projektit për mbrojtje të plotë të Liqenit të Prespës mbështetur nga Bashkimi Evropian. Në pjesën e masave afatshkurta, Qeveria e përgatiti vendimin për përcaktimin e mjeteve financiare për Komunën e Resnjës në vlerë prej 80 milionë denarë që do të dedikohen për pastrimin e sipërfaqeve të liqenit ku uji është i tërhequr, veçanërisht në pjesën e disa nga plazhet. Pastrimi i këyre sipërfaqeve nga mbetjet e drunjte dhe material tjetër do të bëhet me pikë të posaçme të pajisura për atë punë të caktuar, që nuk duhet të dëmtojnë në biodiversitet, ndërsa do të mundësojnë fundosjen e ujit dhe regjim të sigurt dhe stabil të ujit në periudhën e verës. Në kuadër të fazes së dytë të revitalizimit janë paraparë edhe masa për avancim të aktiviteteve për ndërtimin e pastruesve bashkëkohor të të gjitha ujërave të ndotura që derdhen në Liqenin e Prespës. Se kujdesi jonë është i vazhdueshëm, e tregojnë edhe veprat tona. Qeveria ndau 80 milionë denarë për bujqit që pësuan dëme nga koha e keqe. Të gjithë qytetarët e rajonit të Prespës tani më e njohin këtë kujdes. Është obligim i yni ta tregojmë atë kujdes dhe Liqeni i Prespës të ruhet sot për gjeneratat e ardhshme”, tha Kryeministri Zaev.
Gjatë vizitës, kryetari i Komunës Gosharevski deklaroi se komuna vazhdimisht e ndjek gjendjen me nivelin e Liqenit përmes monitorimit të stacionit në Stenje.
“Duke ndjekur uljen e nivelit të liqenit, menjëherë i alarmuam të gjitha institucionet kompetente, në të cilin u përgjigj në mënyrë energjike edhe Qeveria edhe Ministria e Ambientit Jetësor. Përmes takimeve me ministrin por edhe me ekspertë që merren me këtë problematikë si rezultat i kësaj doli edhe plani i veprimit për mbrojtjen e liqenit. Problemi është kompleks dhe do të zgjidhet edhe nga ana e tre shteteve që e ndajmë liqenin”, tha kryetari i Komunës Goshevski dhe shtoi se masat e ndërmarra afatshkurtre japin shpresë se e shpëtojmë Liqenin e mrekullueshëm të Prespës.