Kryeministri Zaev, bashkë me ministren e Kulturës Irena Stefoska dhe kryetarët e komunave të Prilepit dhe Dollnenit, Ilija Jovanovski dhe Xhemil Qamili, vizituan shtëpinë ku ka lindur i madhi Bllazhe Koneski, duke vendosur lule para përmendores së tij me rastin e ditëlindjes së tij.
“Këtë vizitë e realizojmë edhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, e cila si ngjarje për shënim është shkruar në kalendarin e UNESKO-s për vitin 2021.
Në këtë drejtim, viti 2021 do të jetë edhe një afirmim global i gjuhës, shkencës dhe kulturës maqedonase dhe në këtë drejtim, Ministria e Kulturës filloi përgatitjen e programit me të cilin në korniza nacionale dhe ndërkombëtare do të shënohet ky përvjetor i rëndësishëm gjatë tërë vitit të ardhshëm.
Jeta dhe vepra e Koneskit lidhen edhe me lindjen e shtetësisë maqedonase, me çka është realizuar ëndrra shekullore e shumë gjeneratave të cilat e ushqyen dhe morën pjesë në realizimin e asaj ëndrre.
Koneski i lidhi aspiratat e paraardhësve të tij, Racin, Misirkov, Milladinovci dhe shumë rilindës të tjerë të cilët e pranuan dritën e misionit të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit dhe Naumit, dritën të cilën ata ua dhuruan popujve sllavë në Evropë.
Bllazhe Koneski studioi dhe zhvilloi thelbin e gjuhës maqedonase, drejtoi zhvillimin e saj si një gjuhë letrare moderne në përputhje me standardet e pranuara në botë.
I përballur me rezistencën ndaj njohjes së veçantisë dhe rrënjëve të gjuhës maqedonase, përveç në skenën shkencore, Koneski shkroi vargjet më të bukura në lavdi të identitetit tonë kombëtar.
Kur e nderojmë Koneskin, ne nuk e nderojmë vetëm kontributin e tij në gjuhën maqedonase. Ne nderojmë punën shkencore të tij, poezinë e tij, misionin e tij kulturor dhe kombëtar, të cilat përfaqësojnë thesaret më të larta dhe më sublime të maqedonasve dhe kombeve të tjerë në vend.
Pasuria që Koneski e la pas tij gjithmonë do ti plotësojë me dashuri dhe kuriozitet, me një interes të vazhdueshëm për të hulumtuar brezat e sotëm dhe të ardhshëm të shkencëtarëve, poetëve dhe më e rëndësishmja - dashamirët e sinqertë të së vërtetës dhe bukurisë.
Lavdia tij qoftë e përjetshme! Gjithmonë do ta ruajmë dhe do të kujdesemi për kujtimin dhe veprën e tij”, theksoi Kryeministri Zaev në deklaratën për media.
Ministrja Stefoska në fjalimin e tyre theksuan: “Bllazhe Koneski qetë por me këmbëngulje ka luftuar shumë beteja për pavarësi, për vlerat gjuhësore, për shkencën. Ne të gjithë e njohim Kliment Ohridskin tonë. Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit kanë nisur një iniciativë për ta bërë vitin 2021 në vit kushtuar Blazhe Koneskit, sepse paqja dhe besimi dhe mbi të gjitha vetëbesimi, janë konceptet kryçe në veprimtarinë letrare dhe shkencore të Koneskit”.