Kryeministri Zaev bashkë me kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski gjatë vizitës së punës në rajonin e Prespës inspektuan riparimin e rrëshqitjes së tokës në rrugën rajonale nga Makazi deri te Markova Noga.
Gjatë inspektimit, kryetari i Komunës Gosharevski vuri në dukje se punimet ndërtimore nuk janë ndalur edhe në kushte të jashtëzakonshme si pandemija ose zgjedhjet në verë. Sipas Gosharevskit, aktivitet intensive ndërtmore të rrëshqitjes së dheut mundësojnë siguri për qytetarët e rajonit të Prespës, por edhe për të gjithë qytetarët të cilët drejtonjë automjete nëpër këtë rrugë. Përveç sigurisë, kjo pikë konkrete në rrugë është e rëndësishme sepse mundëson kushte për hapjen e kalimit kufitar Marova Noga.
Kjo rrëshqitje e tokës është paraqitur në vitin 2018 dhe për riparimin e saj paraprinin konsultime me profesorë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë të cilët përgatitën një analizë dhe projekt për zgjidhe afatgjate të problemit. Projekti përfshin shpërndarjen dhe lehtësimin e tokës, ndërtimin e argjinaturës dhe ndërtimin e murit mbajtës. Pas përfundimit të aktiviteteve ndërtimore, vijon faza e pyllëzimit dhe gjelbërimit të hapësirës. Mjetet për riparim janë siguruar përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar.