Lista e përditësuar është publikuar dhe janë vendosur të gjithë kategoritë e qytetarët që do të marrin ndihmë prej 6.000 denarëve si masë nga paketa e katërt gjatë pandemisë së COVID-19. Vazhdon procesi i përpunimit të ankesave. Qytetarët udhëzohen të kontrollojnë në ueb-faqen https://www.kupuvamdomasno.gov.mk/mk/“ në të cilën përditësohen të dhënat ashtu siç arrijnë nga institucionet varësisht nga kategoritë e qytetarëve për të cilët janë kompetent.
Ata qytetarë që kanë xhirollogari të bllokuar, sipas ligjit, rishpërndahen në një bankë që ka mundësi teknike për të paguar mjetet në një llogari të veçantë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bëri gjithçka për të liruar qytetarët nga procedurat administrative në mënyrë që mjetet të arrijnë tek të gjithë ata që kanë nevojë për to sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe mjetet të mund të përdoren për ato për të cilat qytetarët kanë më shumë nevojë.