Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dërgoi letër me urime deri te Ipeshkvi i Shkupit dhe egzark apostoli në Maqedoni, Kiro Stojanov, me rastin e festës së madhe katolike Lindjen e Krishtit – Krishtlindja, të cilin sot e festojnë besimtarët e Kishës Katolike.
Në letrën për të gjithë besimtarët e Kishës Katolike në vendin tonë, Kryeministri Zaev shkruan se Krishtlindja është një prej festave më të ndritshme, që sjell jetë të re, shpresë të re për të nesërme më të mirë për çdo njeri dhe për çdo familje, të cilën këtë vit festojmë në kushte të veçanta të cilat në nivel botëror i solli pandemia me virusin korona COVID-19.
“Kjo festë të madhe krishtere, gjithmonë i thërret njerëzit të marrin shembull nga vepra dhe mësimi i Jezu Krishtit, si moment më intim dhe më i lumtur në shpirtin e çdo besimtari, në paqe dhe me shpirt të qetë së bashku ta mundim të keqen dhe ta shndërrojmë në të mirë. Jemi të ballafaquar me armik të fuqishëm, por të udhëhequr nga dashuria e Krishtit, të përkujtohemi në nevojën që të jemi besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm, të jetojmë në modesti dhe drejtësi, ndërsa këto ditë të ndritshme ti festojmë në rrethin familjar që ta mbrojmë vetveten dhe shëndetin e të afërmve tanë”, theksoi në letër Kryeministri Zaev, i cili tha se si qytetarë të përgjegjshëm ndaj vetvetes, ndaj familjes sonë dhe ndaj shtetit, duhet ti respektojmë rekomandimet për distancë të sigurt, mbajtjen e pajisjes mbrojtëse dhe ruajtjen e rregullt të higjienës personale edhe gjatë festave.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e thekson mesazhin e festave të Krishtlindjes të cilat nxisin mëshirë njerëzore, vepra të mira, mirëkuptim mes vete dhe dashuri në rrethin e familjeve tona, ndërmjet fqinjëve dhe miqve, si dhe në përgjithësi në tërë shtetin.
“Me fat dhe bekime festa e madhe e krishterë – Krishtlindja! Krishti lindi! Me të vërtetë lindi! Qëndroni në shtëpi në shëndet të mirë! Uroj të keni ditë të lumtura festash mes të dashurve tuaj!”shkruan në letrën me urime me rastin e festës së madhe krishtere Lindjen e Krishtin – Krishtlindjen, të cilën sot e festojnë besimtarët e Kishës Katolike.