Takim i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Zeqiri, me ambasadoren Rejçëll Gallovej: Vazhdon mbështetja e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me procesin e reformave në administratën publike dhe bashkëpunim intensiv ekonomik

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri, u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rejçëll Gallovej, e cila duke ia uruar funksionin e ri shprehu gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit me dinamikë edhe më të madhe.

 

Në takim u theksuan përfitimet nga raportet tradicionalisht të mira miqësore dhe të shkëlqyera dypalëshe mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës u konstatua mbështetja pa rezervë lidhur me reformat aktuale për administratë publike më efektive dhe u shpreh gatishmëri për shfrytëzimin e përvojave britanike dhe zgjidhjeve  me qëllim përmirësimin e nivelit të profesionalizmit, efikasitetit dhe kompetencës  në punën e administratës.

 

Sekretari i Përgjithshëm Zeqiri, e theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave demokratike të administratës publike, duke theksuar se Sekretariati i Përgjithshëm dhe Qeveria vazhdojnë në drejtim të krijimit të administratës efikase, eksperte, llogaridhënëse dhe transparente, e cila do të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit.

 

Në takim u bisedua edhe për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, për uljen e pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike dhe u shpreh mbështetje për pakon e masave që ndërmerren për ndihmë të kompanive dhe kategorive të caktuara të qytetarëve të prekur.

 

Nga ana e ambasadores Gallovej u shpreh gatishmëri për mbështetje gjatë vendosjes së kontakteve për bisedime më intensive gjatë sigurimit të vaksinave për qytetarët  e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në takim, në mënyrë më intensive u vlerësua bashkëpunimi ekonomik mes të dyja vendeve, gjatë së cilës u shpreh dëshirë për intensifikimin e bashkëpunimit të mirë në raport me sigurimin e një numri edhe më të madh të investimeve të huaja.