Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në takim pune me përfaqësueset e Institutit Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare (NDI) për vendin tonë.
Takimi i sotëm kishte për qëllim njohjen me programin e ri 32-mujor WoMen Lead, të mbështetur nga Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Bashkëpunim për Zhvillim (SIDA), duke u bazuar në ekspertizën globale dhe ekspertizën në vend për pjesëmarrjen politike të grave.
Programi synon të fuqizojë gratë për të zvogëluar barrierat individuale, socio-kulturore dhe institucionale për pjesëmarrjen politike të grave në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij programi, NDI synon të përmirësojë barazinë gjinore në partitë politike, të sigurojë aftësi dhe mbështetje për gratë kandidate për të udhëhequr fushata të suksesshme dhe për të qeverisur në nivelin lokal, si dhe për të zvogëluar dhunën ndaj grave në politikë.
Ministrja Shahpaska ka folur mbi përvojën pozitive që falë trajnimeve nga NDI për gratë në politikë, që janë kryer në periudhën e kaluar dhe shprehu mirënjohje për përvojën dhe aftësitë e vlefshme të fituara prej tyre.
“Pas nesh është Ligji për abort, i cili zgjidhë seriozisht çështjet kryesore të grave, ratifikimi i Konventës së Stambollit - një përfitim serioz për ne si shtet, Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili pas një beteje tre-vjeçare pa dritën, që është pasqyrim i një prej detyrimeve nga Plani i Veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit, Ligji për mobing, mbi të cilin po punon grupi i punës i Sektorit për mundësi barabarta pranë MPPS-së, Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, ligje kryesore prapa të cilave qëndron Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Shahpaska.
Përfaqësueset e NDI-së i nënvizuan aktivitetet si pjesë e programit që do të realizohet në periudhën në vijim, si formimi i grupit të punës për barazi ligjore për vlerësimin e politikave aktuale për barazi gjinore në partitë politike, ndërmarrja e aktiviteteve për avancimin e pjesëmarrjes politike të grave dhe për luftë kundër dhunës ndaj grave në politikë, sigurimi i ndihmës së dedikuar teknike për gratë-kandidate për funksione të zgjedhura në nivel komunale dhe, e treta, NDI do të punojnë me partitë politike, parlamentin, shoqërinë civile dhe mediat për ngritjen e vetëdijes për dhunën ndaj grave në politikë dhe shqyrtimin e masave për çrrënjosjen e saj.
Ministrja Shahpaska e përshëndeti edhe përfshirjen aktive të burrave në trajnime që do të realizohen në periudhën në vijim, si mundësi e shkëlqyer për ndërtimin e barazisë gjinore në shoqëri.
Bashkëbisedueset shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përvojat e fituara që në të ardhmen do të thellohen përmes programit që do të realizohet nga NDI-ja.