Delegacione të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vendosën kurora me lule të freskëta në varrin dhe në monumentet për nderin e Presidentit Boris Trajkovski, në kuadër të shënimit të 17 vjetorit të vdekjes së tij.
Delegacioni i Qeverisë i përbërë nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëvendësministrja për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, vendosën kurorë me lule të freskët në varrin e Presidentit Trajkovski në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.
Në monumentin e Presidentit Trajkovski në Strumicë, lule të freskëta vendosi delegacioni qeveritar, i përbërë nga ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe Koordinatori nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial, Robert Allagjozovski.
Presidenti Trajkovski, bashkë me delegacion prej tetë anëtarësh nga kabineti i tij dhe anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin qeveritar, tragjikisht humbën jetët e tyre në aksident ajror më 26 shkurt të vitit 2004 në afërsi të Mostarit, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Duke shprehur respektin dhe mirënjohjen e duhur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, i shprehim mirënjohjen tonë Trajkovskit i cili ishte modest dhe i ndershëm dhe shpesh emocional, i cili si President i shtetit në kohë të vështira për vendin tonë tregoi udhëheqje dhe dinte të vendoste interesat shtetërore para interesave të ngushta partiake.
Në memorien tonë kolektive Presidenti Trajkovski mbetet si njeri nga populli dhe njeri për popullin, por edhe si një burrë shteti me një vizion të palëkundur për vendin tonë si një shoqëri e të gjithë qytetarëve dhe një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.