Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fillimin zyrtar të ndërtimit të largpërçuesit Ovçe Pole – Shtip, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit tha se konfirmimi i djeshëm për besim në Qeverinë, sjell edhe përgjegjësi që të zhbllokohet puna e Kuvendit ku bllokohen ligjet kryesore që janë në funksion të zhvillimit të shtetit.
“Më të rëndësishme janë Ligji për efikasitet energjetik, efikasiteti energjetik dhe kursimi është i rëndësishëm njëjtë si edhe investimet. Kemi 25 milionë euro për institucionet shtetërore dhe 10 milionë euro për institucionet komunale, kjo do të thotë rikonstruim i kopshteve për fëmijë, me fasada të reja, dritare, sisteme për ngrohje, rikonstruim i shkollave, spitaleve, sallave sportive dhe të ngjashme. I dyti është 50 milionë euro nga Banka Botërore për bujqësi, për punkte për blerje Strumicë, Shkup dhe Resnje, por thelbi dhe përfitimi më i madh i projektit është rritja e produktivitetit në bujqësi, sikur të kemi më shumë prodhim nga një hektar me më pak shpenzime, si ta modernizojmë bujqësinë tonë. Më tej projekti i tretë është tramvaji me rrota për Shkupin, i cili kushton 70 milionë euro dhe nuk ka nevojë për këtu nuk ka nevojë për tension të opozitës dhe Qeverisë. Le të ndalemi të gjithë, le ta realizojmë këtë shpejt. Mos të flas për ligjet nga sfera e kulturës, shëndetësisë, nga pakoja e pestë e masave për ndihmë të drejtpërdrejtë te qytetarët. Ajo është e papranueshme. Nuk do të lejoj si Kryetar i Qeverisë bllokadë në Kuvend”, tha Zaev.
Kryeministri njoftoi se në ditët e ardhshme vijojnë edhe politika të reja me qëllim final, siç tha, përparim më të madh, efikasitet të rritur në shtet, bashkëpunime, gjithëpërfshirje, bashkëpunim në nivel të konsensusit.
Kuvendi dje pasdite votoi besim të Qeverisë, pasi paraprakisht këtë e kërkoi nga deputetët Kryeministri Zoran Zaev.