Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Bashkësisë Maqedonase Gorane të Kosovës, kryetarin Avnija Rahte dhe sekretarin/ koordinatorin, Ace Dimovski.
Në takim janë përshëndetur politikat integruese të kryeministrit Zaev dhe realizimi i konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. U konstatua se politikat e miqësisë dhe dialogut të Kryeministrit Zaev janë shembull dhe nxitje e fuqishme për bashkëpunim dhe respektim si mes qytetarëve në shtet dhe rajon, ashtu edhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në atë drejtim është përcjellur se rezultatet nga politikat e miqësisë dhe kujdesit shihen dhe qytetarët goranë e çmojnë këtë.
Në takim është biseduar për ndihmë dhe përkrahje të disa projekteve të rëndësishme për goranët në Kosovë, nga ana e Qeverisë në shtetin tonë, sipas mundësive ligjore.U kumtua se Bashkësia Maqedonase Gorane e Kosovës si organizatë joqeveritare është regjistruar në tetor të vitit 2007, me çka është mundësuar bashkëpunim institucional i Bashkësisë Maqedonase Gorane e cila tradicionalisht është e pranishme në Kosovë me autoritet e atjeshme. Bashkëpunimi, siç u theksua, ka të bëjë për çështje me karakter ekonomik dhe social, gjegjësisht përmirësim të kushteve të jetës së Bashkësisë Maqedonase Gorane të Kosovës, si dhe për mbrojtje, kujdes dhe afirmim të vazhdimësisë dhe statusit etnik maqedonas, gjuhësor, kulturor, fetar, historik.
“Jini të sigurt se kujdesemi dhe do të kujdesemi për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe goranët të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë, të cilët janë njerëz paqësor dhe me konstruktivitetin e tyre kontribuojnë në paqen dhe zhvillimin në suaza më të gjera”, tha Kryeministri Zaev.