“Zyrtarisht e përforcojmë bashkëpunimin në fushën e energjetikës me kompani nga Republika e Greqisë. Për këtë qëllim janë nënshkruar Memorandume për bashkëpunim për realizimin e projekteve: Terminal i gazit të rrjedhshëm natyror Aleksandropol, sigurimi i kapacitetit për gaz natyror dhe Qendra e gazit Aleksandropol”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev në nënshkrimin e sotëm të tre memorandumeve për bashkëpunim mes Burimeve nacionale të energjisë “NER SHA” Shkup dhe “Eleni Asmina Kopelozu”, Elektranat e Maqedonisë së Veriut “SHA EMV” dhe “Gastrejd”, si dhe mes “SHA EMV” dhe “DAMKO ENERXHI”.
Kryeministri Zaev tha se Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e terminalit për gaz natyror të rrjedhshëm në 17 kilometra nga Aleksadropoli, për mbledhjen dhe gazifikimin e gazit natyror të lëngshëm, me një kapacitet prej mbi 5.5 miliardë metra kub.
"Marrim pjesë me 25% në termocentralin e gazit natyror në" Aleksadropol "që është 800 megavat. Investimi i vlerësuar në këtë termocentral është më shumë se 380 milionë euro. Në investimin në terminalin e gazit, është planifikuar të ketë një pjesë prej 10% me vlerë prej 370 milionë euro, të mbështetur nga BE-ja. Plani është që të hapet terminali i gazit dhe stacioni i karburantit deri në vitin 2023. Përfshirja jonë në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm në afërsi të Aleksandropolit në Greqi, do të krijojë një mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit natyror në vend, prej ku gazi më pas do të shpërndahet në rajonin më të gjerë.
Qëllimi i Qeverisë është të implementojë skenarin e gjelbër si më të pranueshmin për zhvillimin e vendit, i cili duhet të sigurojë përfitime ekonomike dhe mjedisore. Sigurimi i gazit natyror si energjens për kompanitë dhe familjet do të çojë në uljen e shpenzimeve të tyre, por gjithashtu në uljen e ndotjes dhe mbrojtjen së ambientit, gjegjësisht lushte më të mira të jetesës për qytetarët në Maqedoninë e Veriut", tha Zaev.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, theksoi se me marrëveshjet përcaktohen kushtet sipas të cilave “NER SHA” do të bëhet aksionar në terminalin e gazit, ndërsa “SHA EMV” do të merr pjesë në procedurën për marrjen me qira të kapaciteteve në Terminalin për gaz natyror në Aleksandropol, në periudhë prej 15 viteve, projekt me vlerë mbi 380 milionë euro.
“Ky investim siguron rezervimin e kapaciteteve për furnizim të sigurt dhe stabil të vendit me gaz, pa rreziqe, në 15 vitet e fundit. Me këtë ndjeshëm do të rritet përdorimi dhe furnizimi i gazit natyror në vend dhe në rajon. Duke pasur parasysh që planet tona përfshijnë lidhje të reja të gazsjellësit me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë, ne presim që në këtë pjesë të përmirësojmë dhe avancojmë ndjeshëm bashkëpunimin në nivel rajonal. Duke u lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut do të bëhet një rrugë transiti për gazin natyror dhe qëllimi është që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e qendrës së energjisë në Ballkan. Ky është projekti i parë i tillë në Evropën Juglindore me të cilin po bashkëpunojnë disa shtete. Me këtë projekt, në vend që të kemi vetëm një burim gazi në vendin tonë, tani është hapur mundësia e furnizimit nga shumë burime të ndryshme, siç është gazi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindja e Mesme dhe të tjerët, ose kjo do të thotë furnizim i sigurt me gaz natyror nga furnizues të ndryshëm natyrorë, diversifikimi i burimeve që do ta bëjnë vendin tonë të pavarur në aspekt energjetik", tha Bytyqi.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut ka plan ambicioz për gazifikimin e tërë vendit.
“Për Qeverinë ndërtimi i sistemit nacional gazsjellës, ndërlidhja e tij me sistemet rajonale për sjelljen e gazit, si dhe ndërtimi i sistemeve për distribui9min e gazit natyror është një prej prioriteteve në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike. Gazi natyror është karburant jashtëzakonisht i dobishëm sepse përdorimi i tij ka një përfshirje të gjerë, në amvisëri, industri dhe komunikacion, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Gazifikimi është thelbësor për ekonominë dhe sjell përfitime si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi", tha Bekteshi.
Memorandumet për bashkëpunim i nënshkruan Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i Burimeve nacionale të energjisë – “NER SHA” Shkup, Vasko Kovaçevski, kryetar i BD dhe drejtor i përgjithshëm i SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut – “SH.A. EMV”, si dhe drejtori ekzekutiv i Kopeluzos Grup, Hristos Kopeluzos dhe zëvendësdrejtori i Gastrejd, Kostits Sifneos.
Nga ana e udhëheqësish së kompanive nga Greqia u theksua kënaqësi për fillimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë për kuptim strategjik dhe komercial, jo vetëm për kompanitë, por për të dyja vendet. Në ngjarje mori pjesë edhe Rusos Kunduros, ambasador i Greqisë, si dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në vend.