Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën për shtyp informoi për gjendjen aktuale me pandeminë me COVID-19 në vend dhe në rajon dhe njoftoi për domosdoshmërinë e masave kufizuese shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit korona me qëllimin e vetëm për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët
Në konferencën për shtyp, të cilën Kryeministri Zaev e mbajti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe kryetarin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski, theksoi se tendencat më të reja qartë tregojnë se lloji britanik i virusit korona në vend po merr hov më të madh dhe se nga ky lloj infektimi është shumë më i lehtë dhe më i shpejtë – dhe më së shpeshti rezulton me pasoja të rënda të shëndetit të njerëzve.
Kryeministri Zaev theksoi se për këto arsye, menjëherë pas prezantimit nga ekspertët, dhe në pritje të ngrohjes dhe festave të mëdha që vijnë dhe në përputhje me nevojën për pushimin e punonjësve shëndetësorë, Qeveria vendosi që masat e reja restriktive janë të patjetërsueshme.
"Numri i qytetarëve të sapo infektuar si pasojë e virusit korona po rritet. Numri i qytetarëve të vdekur si rezultat i koronavirusit po rritet. Deri më tani, ekspertët shëndetësorë janë ballafaquar me të gjitha sfidat në spitalet dhe qendrat KOVID. Por tani ka një barrë serioze për punonjësit shëndetësorë që janë në betejë për të shpëtuar jetën e njerëzve ditë e natë. Kjo është barra më e madhe për sistemin shëndetësor në vend që nga fillimi i pandemisë. Shumë vende - dhe me sisteme shëndetësore shumë më të zhvilluara - janë përballur me këtë situatë para nesh”, theksoi Kryeministri Zaev.
Duke u fokusuar në masat e reja restriktive, Kryeministri vuri në dukje se është vendosur një ndalim i përkohshëm dhe një regjim i posaçëm i lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej në orën 20:00 deri në orën 05:00 të ditës tjetër , duke filluar nga 6 prilli, (e martë) deri më 20 prill 2021 (e martë).
E dyta, qytetarët që kanë realizuar imunizim/vaksinim në qendrat për vaksina, gjatë periudhës kohore para fillimit të ndalesës dhe regjimit të posaçëm për lëvizje, u lejohet kthim në vendbanimet e tyre, me vërtetim për vaksinimin e realizuar.
E treta, ndalim i tërësishëm i vizitorëve, mysafirëve, në të gjitha objektet gastronomike, kafene, restorante, bare, klube dhe objekte të tjera që në kuadër të të njëjtit ofrojnë shërbime gastronomike, si dhe në objektet hotelierike, pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim, hotele, motele, hostele, pansione dhe objekte të tjera për akomodim ose stacionet e gazit.
Ndërsa, ato objekte gastronomikeqë realizojnë përgatitjen apo shitjen e ushqimit, mund të bëjnë shitje në mënyra alternative: online ose me porosi telefonike dhe të ngjashme. Dhe të gjithë bashkë të kryejnë dërgimin e porosisë ose të mundësojnë marrjen e porosisë jashtë objektit përmes banakut/pultit, duke filluar prej më 7 prill të vitit 2021 (e mërkurë) deri më 20 prill të vitit 2021 (e martë).
Përjashtim nga kjo janë objektet hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkup” dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, si dhe objektet gastronomike, pjesët për ushqim në objektet hotelierike për akomodim, hotel, motel, hostel, pansion dhe objekte të tjera për akomodim, për vizitë nga persona të akomoduar në këto objekte.
E katërta, ndalesë e tërësishme për vizitorë dhe mysafirë në të gjitha bastoret, gjegjësisht gjatë pranimit të vizitorëve dhe punës së bastoreve të mundësohet vetëm shërbimi përmes banakut, apo pulltit. Gjegjësisht, objekti gastronomik, pjesë në bastore, si dhe kazino, të mbyllet për vizitorë duke filluar prej më 7 prill të vitit 2021 (e mërkurë) deri më 20 prill 2021 (e martë).
E pesta, ndalesë e tërësishme e vizitorëve dhe mysafirëve në të gjitha palestrat, klubet e fituesit, qendrave sportive dhe sallave të dedikuara për ushtrim, duke filluar prej më 6 prill të vitit 2021 (e martë) deri më 20 prill 2021 (e martë).
E gjashta, ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në çdo lloj seminari, trajnimi, punëtorie, kursi, konference apo ngjarje të tjera të këtij lloji, duke filluar prej më 6 prill 2021 (e martë) deri më 20 prill 2021 (e martë).
Kryeministri Zaev theksoi se bujqve u lejohet lëvizja në bazë të lejeve nga njësitë rajonale de shtabet komunale të krizës që lëvizin nga fushat deri në tregje dhe anasjelltas, ndërsa gjatë kohës së ndalesës dhe regjimit të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët që jetojnë në objekte banesore dhe kanë kafshë shtëpiake (qen), mund t’u nxjerrin jashtë shtëpive të tyre gjatë natës në kohëzgjatje prej një orë, duke filluar prej në ora 22:00 deri në orën 23:00, më së shumti deri në 100 metra nga objekti në të cilin jetojnë.
Ai theksoi se mbetet në fuqi ndalesa për grupimin e më shumë se katër qytetarëve.]
Kryeministri Zaev theksoi se respektimi i masave të reja është i domosdoshëm dhe ftoi për përgjegjësi maksimale nga secili qytetar dhe angazhim maksimal të institucioneve me qëllim zbatimi i së njëjtave.
“Do të ketë kontrolle të përforcuara inspektive dhe aktivitete policore, me qëllim që të parandalohen grupime të papërgjegjshme masive. Ky është moment kur nevojitet mobilizim i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë në mbrojtjen e shëndetit publik që është obligim i secilit prej nesh. Fatkeqësisht, duket të konstatojmë se deri më tani masat për mbrojtje personale dhe kolektive nuk janë respektuar mjaftueshëm. Veçanërisht kjo mund të vërehet javën e fundit”, theksoi Kryetari i Qeverisë.
Gjithashtu, Kryeministri Zaev theksoi se këto masa po miratohen në prag të festave, me qëllim që të mundësohet që ditët festive çdo qytetar dhe çdo familje të mund t’i kalojë në paqe, me të gjithë të afërmit.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe, sqaroi se po ballafaqohemi me valë që është shkaktuar nga mutacioni i virusit, që është i ndryshëm në raport të karakteristikave që virusi i kishte në muajin nëntor vitin e kaluar.
“Kemi numër të madh të pacientëve që janë hospitalizuar, kemi një karakteristikë, mjekimi tani të zgjasë më shumë në raport të mjekimit të të infektuarve që ishin të hospitalizuar vitin e kaluar, në nëntor, dhe kjo krijon një barrë shtesë në të gjitha institucionet spitalore ku janë hospitalizuar pacientët, presion mbi të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë plotësisht të mobilizuar dhe të përfshirë në trajtimin e këtyre pacientëve. Në këtë kuptim, masat e deritanishme në një farë mënyre kanë stabilizuar numrat, nuk lejuan rritje eksponenciale në pjesën e hospitalizimit. Piku, shpresoj të mos ketë ndryshime, ishte më 31 mars, 1 prill, 2 prill tani numri po ulet, megjithatë numri i pacientëve të diagnostikuar gjatë periudhës së fundit është i lartë, numri i pacientëve të hospitalizuar edhe pse me dinamikë të ulur po akumulohet dhe krijon presion të madh në spitale”, theksoi ministri Filipçe.
Ai theksoi se festat që vijnë mund të komplikojnë situatën epidemiologjike edhe më shumë dhe në bazë të kësaj nuk do të lejoj në vazhdim të gjithë kësaj periudhe të ndodh mbingarkim i sistemit shëndetësor që vështirë do të mund ta menaxhojmë, dhe në bazë të kësaj janë të gjitha këto masa restriktive shtesë.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Hasani tha se nëse nuk miratoheshin këto vendime, me siguri do të ballafaqoheshim me mbyllje gjatë Bajramit dhe Pashkëve.
“Shpresojmë se kjo nuk do të ndodh dhe shpresojmë që festat fetare do t’i kalojmë pa kufizime të tilla. Megjithatë qytetarët gjatë festave duhet të kenë kujdes, sepse është traditë të shkohet në shtëpitë e më të moshuarve, ndërsa ata janë kategoria më e rrezikuar nga virusi. Secili prej nesh ka përgjegjësi individuale në luftën me këtë virus, duke mbrojtur veten i mbrojmë të gjithë më të dashurit tanë. Këto masa që i miratojmë, edhe pse janë jo-popullore, qëllimi është të ulim presionin ndaj spitaleve, por edhe të parandalojmë përhapjen e virusit, sepse lloji britanik është më i rrezikshmi deri më tani”, tha Hasani.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski, theksoi se masat po miratohen me konsensus dhe se Komisioni ka bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë në këtë plan.
Ai theksoi se në tre javët e fundit ka rritje të numrit të rasteve pozitive ndërsa mesatarja është mes 1.200-1.300 pozitivë, që fillojnë të mbushin kapacitetet shëndetësore, gjë që bën të miratohen këto masa me qëllim që të menaxhohet kriza dhe të mbahet kondicion i sistemit shëndetësor.