Carovska: Përmes modelit të kombinuar të teksteve shkollore, deri në etapën e digjitalizimit dhe modernizimit të arsimit

Nëse deri dje kemi diskutuar në temën për tekstet shkollore për krim, korrupsionin dhe marrëveshje të dëmshme, jam e lumtur që sot po diskutojmë ekskluzivisht për cilësinë e teksteve shkollore. Ligji i ri për tekstet shkollore do të sigurojë materiale cilësore për të mësuar, njëkohësisht ofron edhe model të kombinuar të zbatimit të teksteve shkollore të shtypura dhe elektronike, në përputhje me nevojat dhe mundësitë e nxënësve dhe familjet. Çdokush do të mund të zgjedh në cilën mënyrë të mësojë. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës gjatë vizitës së sotme në SHF "25 Maji" në Gazi Babë ku ishte e hapur dhoma me sensor e dedikuar për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

 

"Mediet detajisht publikuan tekste dhe fotografi të teksteve shkollore jocilësore të cilët i shkatërruan fëmijët tanë, ndërsa përmes të cilave kaluan gjeneratë pas gjenerate të cilët sot sigurisht ndjejnë mungesë për shkak të cilësisë së dobët të teksteve shkollore. "Tani, me këtë ligj për tekstet shkollore për herë të parë  vendosim filtra që duhet të sigurojnë cilësi përmes komisioneve të përbëra nga mësimdhënës të lëndës përkatëse, profesorëve  universitarë dhe përfaqësues të sektorit qytetar që kanë përvojë më shumë se 10 vjet në parandalimin e diskriminimit dhe respektimin e të drejtave njerëzore ", tha Carovska duke shtuar se kjo bëhet me qëllim që ato tekste shkollore në të cilët ka diskriminim në bazë të përkatësisë etnike, diskriminim ndaj grave, shkatërrim të konceptit qytetar në vend ose prezantim të qeverisë si dominuese dhe të fuqishme, ndërsa qytetarët si të vegjël , të bëhet gjë e së kaluarës.

 

"Forma është një çështje, ndërsa çka ka brenda në një tekst shkollor është gjë tjetër dhe atë mësimdhënësit e dinë këtë më së miri. Prandaj debatin e drejtojmë me ato si më profesionale. "Sigurisht që do të ketë dilema se çfarë është më mirë, dhe çfarë është më e keqe, por është e rëndësishme të bëjmë hap drejt procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të arsimit," tha Carovska.

 

Ministrja sqaroi se ligji ofron model të kombinuar të zbatimit të teksteve shkollore elektronike dhe të shtypura në përputhje me praktikat pozitive në vende të tilla si Kroacia, Sllovenia dhe Estonia dhe se i njëjti do të futet në mënyrë të njëpasnjëshme. Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën edhe më tej do të marrin tekste shkollore në formë letre, ndërsa në vitin e ri shkollor vetëm nxënësit e klasave të katërta, përveç mundësisë në formë të letrës, do të marrin version digjital të teksteve shkollore. Në mënyrë shtesë, siç theksoi Ministrja, të gjitha tekstet shkollore do të ofrohen edhe në format audio, ndërsa për nxënësit me shikim të dëmtuar do të shtypen në Alfabetin e Brajovit.

 

"Teksti shkollor digjital nuk është teksti shkollor që e kemi pasur deri dje me miliard fakte brenda, që vetëm është futur në formë elektronike. Në të kundërtën. Koncepti i të mësuarit është atje të ketë shembuj, drejtim në kërkime, ndërsa nxënësit mund t`i konfirmojë faktet që duhet t`i dijë domosdoshmërish. "Çdonjëri nga prindërit që konsideron se nuk do të mund fëmija i tyre të mësojë në mënyrë elektronike, do të mund të shtypë tekstin e tij shkollor dhe nuk do të ketë asnjë problem", tha Carovska, duke shtuar se është e rëndësishme që me zgjidhjen e re ligjore, nevojat e ndryshme të nxënësve do të përpjekën me lloj të ndryshëm të teksteve shkollore.

 

Pyetjes nëse përdorimi i teksteve shkollore digjitale do të ndikojë negativisht në shëndetin e nxënësve, Carovska tha se të gjithë duhet të pyetemi se sa kohë fëmijët tanë kalojnë në mënyrë joproduktive në ndjekjen e rrjeteve sociale, në smart telefonat e tyre, pa instaluar çfarëdo lloj elementi edukativ dhe mjetet dhe të njëjtat t`i zbatojnë.

 

"Me ndryshimet, kujdesin e tyre e drejtojmë në atë se pajisjet digjitale mund të shfrytëzohen edhe për diçka produktive, se përmes tyre mund të marrim informata cilësore, të kërkojmë dhe analizojmë", tha ministrja, duke shtuar se gjeneratat e reja jetojnë në  botë digjitale, ndërsa mjetet digjitale duhet të ndikojnë në mënyrë stimuluese  mbi ato dhe t`i ndihmojnë të marrin aftësi të nevojshme për ballafaqimin me sfidat që do të paraqiten pas 20 viteve nga tani.

 Ministrja informoi se përgatitjet për zbatimin e programeve mësimore të reja për klasën e parë kanë filluar disa kohë më parë në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe shkollat.

 "Menjëherë pas miratimit të programit mësimor për klasën e parë, të gjitha shkollat ​​u njoftuan se çfarë është e nevojshme për të filluar mësimin vitin e ardhshëm dhe deri më 15 qershor duhet t`i kenë siguruar burimet e nevojshme për secilën klasë. Tekstet shkollore janë të shtypura dhe duhet t`u dorëzohen atyre. Për klasën e 4-të, pasi që do të përgatitet programi, shkollat përsëri ​​do të njoftohen se çfarë duhet të kenë për realizim, por edhe të japin informacione aty ku është e nevojshme të ketë përforcime për sigurimin e pajisjeve digjitale, për çka mbështetje e madhe dhe deri tani është marrë nga sektori real", tha ministrja.

 

Shprehje të veçanta falënderim për mbështetjen që vendi e merr nga Banka Botërore, e cila e ndihmon procesin e digjitalizimit dhe e cila tashmë është përgatitur program i tërë për mbështetje të shkollave nga aspekti i pajisjes së nivelit me kabinete në shkencat natyrore dhe pajisjes së bibliotekave digjitale me tabletë kompjuterë që shkollat do tua lëshojnë në mënyrë të përkohshme nxënësve që nuk i kanë ato.

Carovska theksoi se vetëm përmes investimeve në arsim mund të ndryshohet seriozisht pamja ekonomike në vend dhe se qeveria aktuale është e përkushtuar mu për këtë.