Kryeministri Zoran Zaev, në emisionin “Top Tema” në TV Telma, në pyetjen për tejkalimin e vetos së fundit nga Bullgaria dhe realizimi i integrimit evropian për vendin dhe rajonin, theksoi se krahas durimit të dëshmuar, ofrimit të dialogut dhe miqësisë , pas më shumë se 16 vite ndjehet rezignacion edhe te politikanët në vend, por edhe te përfaqësuesit evropian për shkak të mos-miratimit të vendimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
“Definitivisht të mos mundet Evropa të gjejë zgjidhje për një punë të tillë që për momentin është mes nesh dhe Bullgarisë është mesazh i keq”, theksoi Kryeministri.
Ai informoi se me Bullgarinë bisedohet për Udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë për të cilin fqinji ynë tregon pakënaqësi në raport me shpejtësinë dhe efikasitetin e zbatimit të tij.
“Zgjidhja e ofruar nga Presidenca portugeze për ne dhe për Bullgarinë është krijimi i një Udhërrëfyesi për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Ai Udhërrëfyes ka të gjitha fushat e mundshme, nga sporti, në infrastrukturë, në kulturë, te të rinjtë në të gjitha fushat, me afate specifike dhe institucionet konkrete të angazhuara edhe atë në 18 faqe. Pjesa e dytë është intensiteti i Komisionit për çështje historike-arsimore, aty nuk mund të thuash se kur duhet të vendosin, por ka të bëjë me intensitetin e takimeve”, tha Kryeministri Zaev.
Në intervistën për TV Telma, ai përsëriti se nuk heq dorë nga qëllimi i tij, i cili siç nënvizoi është detyra e tij si Kryeministër, për të hapur rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, për të bërë një hap në këtë rrugë, për të kapërcyer padrejtësinë .
"Ne do të arrijmë një zgjidhje edhe pse jemi evropianë dhe pse shikojmë drejt së ardhmes. Çështjet e identitetit gjithashtu mund të zgjidhen sepse ata thonë se e pranojnë realitetin se ne jemi maqedonas me gjuhë maqedonase, të njohur në botë, të ratifikuar në Kombet e Bashkuara", përfundoi Kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me tejkalimin e mosmarrëveshjes me fqinjin tonë Bullgarinë dhe duke bërë një hap para në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.