Kryeministri Zaev u takua me anëtarët e Këshillit për gjuhë maqedonase: Afirmimi i gjuhës maqedonase është në kulmin e prioriteteve të kësaj Qeverie

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me anëtarët e Këshillit për gjuhë maqedonase të cilët në takim njoftuan për rrjedhën e përgatitjeve për tekstin e Propozim-ligjit për gjuhën maqedonase.

Në takim, ku mori pjesë edhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska, kryetari i Këshillit për gjuhë maqedonase, prof. dr. Ljudmill Spasov, informoi për versionin e fundit të draft-tekstit për ligjin, në të cilën u ndërlidhën edhe anëtarët tjerë të Këshillit me tregues se në cilat drejtime duhet të lëvizin përgatitjet përfundimtare për propozim ligjet e  propozuara, të cilat më pas do të vendosen për shqyrtim të opinionit.

Vend i posaçëm në diskutimin në këtë takim iu kushtua pedagogëve për gjuhë maqedonase jashtë vendit të cilëve propozim-ligjet e propozuara fokusohen në përmirësimin e statusit të tyre dhe rol di qendra veçanërisht të rëndësishme për mësimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase në plan ndërkombëtar.