"Çështja e përfshirjes së grave në proceset e vendimmarrjes, në paqe dhe siguri, nuk është vetëm problem i grave në Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor ka shembuj pse përfshirja e grave në proceset e vendimmarrjes garanton sukses," deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Paneli në panelin për avancimin e Agjendës "Gratë, Paqja dhe Siguria" në Ballkanin Perëndimor.
Duke shpjeguar shembujt, Shekerinska foli për rolin e grave politikane në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshje e cila solli në përfundimin e konfliktit të vitit 2001 dhe krijimin e një shoqërie harmonike shumëkombëshe, për vendosmëri në kryerjen e punëve të statusit kandidat për BE në vitin 2005 dhe transformimin dhe reformat në Armatën e cila nën udhëheqjen e një gruaje - Ministre e Mbrojtjes, u bë edhe Armatë e NATO-s.
"Unë u zgjodha Ministre e Mbrojtjes në vitin 2017 dhe për shumë gjëra ishte ‘hera e parë’ - gruaja e parë Ministre e Mbrojtjes, hera e parë ministre që vjen nga një parti më progresive, e cila ndoshta është edhe arsyeja pse zgjodhën një grua në vend të një burri për këtë pozitë. Isha e vetëdijshme se megjithëse isha e pranishme në politikë për një periudhë të gjatë, do të kishte pakënaqësi dhe skepticizëm. Bëhet fjalë për profesion në të cilën dominojnë burrat, kishte pyetje në lidhje me shërbimin ushtarak, a e kuptoj se çfarë lloj fushe bëhet fjalë ... E dija që duhej të përballesha me atë skepticizëm dhe e dija që ne si ekip duhej të punonim dhjetë herë më shumë për të arritur qëllimin. Tani, tre ose katër vjet më vonë, edhe ata të ashtuquajturit 'burrat-maço' jo vetëm në ushtri por edhe në shoqëri duhet të pranojnë që grua në Ministrinë e Mbrojtjes e dërgoi vendin drejt NATO-s dhe kaloi pragun e Aleancës. Pas një periudhe të gjatë kohe, një grua arriti të rrisë buxhetin e mbrojtjes, të rrisë pagat, të përmirësojë transparencën, të rrisë pensionet, të përmirësojë cilësinë e punës dhe jetës në Armatë, njëkohësisht duke mos lënë pas dore çështjen e barazisë gjinore, në asnjë moment ”, tha Shekerinska.
Parimi i KB-së se nuk ka paqe dhe siguri të qëndrueshme pa përfshirjen e grave sot është gjithashtu një parim i NATO-s. Mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë janë ndër parimet kryesore për Armatën e Maqedonisë së Veriut, siç janë ndër parimet kryesore të NATO-s. Gratë në Armatë janë rreth 10% si në shumë vende të tjera evropiane dhe anëtare të NATO-s, e cila është larg nga synimet e parashikuara. Në Ministri, numri i grave është në rritje dhe është afër 58%, dhe numri i grave në pozita udhëheqëse po rritet - më shumë se gjysma e të punësuarve në pozita udhëheqëse janë gra, përqindja e grave në operacionet ndërkombëtare u rrit nga 4 në 9 përqind, u trefishua numri i grave - kolonel, dhe për herë në pozitën ndihmës i presidentit është grua.
"Gratë në Armatë e përhapin mesazhin se roli ynë nuk është ai që ka qenë dikur - një grua mëson një tjetër, por secila grua ndihmon shumë dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se roli ynë si udhëheqëse në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme ", përfundoi Ministrja në panelin në Ohër.
Në fjalimin e saj, Shekerinska paralajmëroi dhunën në rrjetet sociale, e cila po bëhet një pengesë e re për gratë, veçanërisht për ato që janë pak më të guximshme.
"Dhuna on-line dhe sajber- kërcnimi i grave po bëhet forcë që mund të shkatërrojë të gjitha përpjekjet dhe arritjet tona nëse nuk përballemi seriozisht me këtë problem. Shifrat tregojnë se 41 përqind e grave përballen me kërcënime sajber dhe kanë frikë për sigurinë e tyre personale, 24 përqind kanë frikë për sigurinë e familjeve të tyre. "Gratë kanë 27 herë më shumë gjasa të përballen me dhunë on-line sesa burrat," tha ministrja.
Paneli u hap nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, ndërsa me fjalime patën Mirosllav Jença – Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike, Gordana Çomiq - ministre e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogut Social të Serbisë, Olta Xhaçka - ministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Në pjesën e dytë të panelit fjalim patën ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc, dejtoresha e Lobit të Grave Maqedonase, Daniella Dimitrievska, kryetarja e Odës Mjekësore, Kalina Grivçeva Stardelova dhe prorektori i Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit ”- Manastir, Marjan Gjurovski.